Sot përkujtojmë ditën kur NATO, në 24 mars të vitit 1999, filloi bombardimet kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Këto bombardime zgjaten 78 ditë. Si rezultat i këtyre bombardimeve, Sllobodan Millosheviç, “Kasapi i Ballkanit”, si u quajt nga mediat e huaja, shpalli në Kumanovë kapitullimin e plotë të Serbisë. Në 12 Qershor të vitit 1999 trupat e NATO-s u futen në territorin e çliruar të Kosovës.
Kjo luftë i shkaktoi Kosovës qindra dhe mijëra të vrarë apo të zhdukur, si dhe shkatërrimin në masë të fshatrave, banesave nëpër qytete e deri në shkatërrimin e shumë vlerave të trashëgimisë kulturore, siç ishte Çarshia e Gjakovës, shtëpia dhe Memoriali i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit etj.
Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 Shkurt 2008. Sot, Republika e Kosovës aspiron për t’u bërë pjesë e BE-së dhe NATO-s.
https://www.facebook.com/MuzeuHistorikKombetar