• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Fakulteti Filozofik i UT-së organizoi punëtori për shkrim-leximin mediatik

Organizatorët e këtij aktiviteti theksuan se, punëtoria ka për qëllim të ofrojë mbështetje për qytetarët, gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile për të rritur kuptimin e publikut për origjinën, motivet dhe ndikimin e keqinformimit në shoqëri. Sipas tyre, në kohën e informimit masiv, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet vërtetësisë së informimit objektiv duke u bazuar vetëm në burime të konfirmuara, si e vetmja mënyrë për t’i luftuar lajmet e rrejshme që janë shndërruar në sfidën tonë të përbashkët.

17/03/2023
| Arsim, Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës, përkatësisht në Fakultetin Filozofik, më 16 mars 2023 u mbajt punëtoria, me temë “Shkrim-leximi mediatik”. Kjo punëtori është organizuar nga Instituti për studime të Komunikimit në kuadër të Projektit “Përdor Fakte”, projekt i financuar nga Ambasada e Britanisë në Shkup.

Organizatorët e këtij aktiviteti theksuan se, punëtoria ka për qëllim të ofrojë mbështetje për qytetarët, gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile për të rritur kuptimin e publikut për origjinën, motivet dhe ndikimin e keqinformimit në shoqëri. Sipas tyre, në kohën e informimit masiv, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet vërtetësisë së informimit objektiv duke u bazuar vetëm në burime të konfirmuara, si e vetmja mënyrë për t’i luftuar lajmet e rrejshme që janë shndërruar në sfidën tonë të përbashkët.

Në punëtorinë e sipërpërmendur morën pjesë studentët e programit studimor të Psikologjisë, të cilët patën mundësi të diskutojnë rreth teknikave për të detektuar lajmet e rrejshme. Punëtoria u realizua nga Prof. Dr. Eleonora Serafimoska, e cila shprehu konsideratën e saj për pjesëmarrjen aktive të studentëve dhe qëndrimet e tyre pozitive ndaj punëtorisë, sikundër i falënderoi drejtuesit e Fakultetit Filozofik për angazhimin e tyre në organizimin e kësaj veprimtarie me rëndësi.

Sipas studimeve të bëra për këtë qëllim, rezulton se mediet, sidomos ato të reja dhe rrjetet sociale, paraqesin “mundësi” për ata që tentojnë të manipulojnë me të vërtetën. Ndaj për pasojë,  këto media po ndryshojnë edhe mënyrën e komunikimit, njëherazi duke i defaktorizuar mediet tradicionale.


Publikimi i mëparshëm

Etnografja e njohur Afërdita Onuzi nderohet me titull nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Zagrebit e thellojnë bashkëpunimin arsimor-shkencor

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Zagrebit e thellojnë bashkëpunimin arsimor-shkencor

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!