• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Etnografja e njohur Afërdita Onuzi nderohet me titull nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Prof. Afërdita Onuzi u bë pjesë e institucioneve të kërkimit shkencor albanologjik prej vitit 1971 dhe konkretisht në Departamentin e Etnologjisë pranë ish-Institutit të Kulturës Popullore më 1978 (sot Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit).

16/03/2023
| Kulturë, Shqipëri

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj i dha dje titullin “Mjeshtër i Madh” etnografes së shquar prof. Afërdita Onuzi. Ceremonia “Gruaja, shpirti i thesareve tona etnografike”, u organizua në institucionin e Presidencës.
Titulli për zonjën Onuzi është motivuar kështu: “Për kontributin e jashtëzakonshëm në studimin e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar; për punën e paçmuar në terren, në studimin, mbledhjen dhe dokumentimin e pasurisë etnografike shqiptare, duke kontribuar në njohjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të identitetit kombëtar shqiptar.”
Zonja Onuzi falënderoi Presidentin Begaj për vlerësimin e punës 52-vjeçare. “E shoh këtë vlerësim, edhe si nderim e respekt për trashëgiminë kulturore të popullit tonë”, tha ajo.
Prof. Afërdita Onuzi u bë pjesë e institucioneve të kërkimit shkencor albanologjik prej vitit 1971 dhe konkretisht në Departamentin e Etnologjisë pranë ish-Institutit të Kulturës Popullore më 1978 (sot Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit).
Vite më vonë, 1999-2008, ajo e drejtoi këtë institut, revistën e tij “Kultura popullore” dhe ka qenë anëtare e redaksisë së revistës tjetër të rëndësishme “Studio albanica”.
Në vitet 2008- 2015 drejtoi Departamentin e Etnologjisë dhe ishte punonjëse shkencore pranë këtij departamenti.
Si mësimdhënëse akademike ajo ka kontribuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe në zhvillimin e shkollës pasuniversitare, Dega Trashëgimi Kulturore si dhe në Universitetin e Shkodrës dhe në atë Politeknik të Tiranës. Ka udhëhequr teza masteri dhe doktorature në Universitetin e Tiranës dhe në Qendrën e Studimeve Albanologjike (sot Akademia e Studimeve Albanologjike).
Ka ligjëruar për kualifikimin e etnografëve të rinj në muzetë e Shqipërisë dhe në konferenca shkencore brenda e jashtë vendit.
Është për t’u vlerësuar veçanërisht puna e saj në terren, prej vitit 1973 me ekspeditat nëpër Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, tek Arbëreshët e Italisë.
Është autore platformash muzeore dhe ekspozitash etnografike në Shqipëri (Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu i Shkodrës, Kukësit, Tropojës, Kavajës, Burrelit, Peshkopisë, Korçës, Vlorës etj.) dhe më gjerë (Greqi, Itali, Francë, Rumani, Austri, Norvegji, Suedi, Danimarkë, New York, Capitol (Washington), Talin (Estoni), Gjermani, Zvicër, Dubai etj.
Ka qenë pjesë e grupit të punës në dy projekte të rëndësishme “100 fshatrat” dhe “Atlasi Etnografik i Fshatit Shqiptar Sot”.
Është autore/përgatitëse e studimeve:
“Poçeria popullore në Shqipëri”
“Shqipëria – Jeta dhe tradita”, Torino 1994 (me bashkautor)
“Argjend – mjeshtrat argjendarë në Shqipëri e Kosovë”, Torino 2000 (me bashkautor), “Albanien, Zwischenkreuz und Halbmond”, Munih, 1999 (me bashkautorë, njëkohësisht edhe anëtare redaksie)
“Dukuri etnografike në Malësinë e Madhe” (materiale të përmbledhura nga At Kol Berisha në fshatrat shqiptare në Mal të Zi, shoqëruar me një parathënie studimore), 2002
“Nga tradita tek e ardhmja” (album ilustrativ me veshje popullore të rrethit Shkodër, shoqëruar me parathënie studimore), 2005
“Veshje popullore shqiptare” vëllimi III (me bashkautorë), 2004
“Himara në shekuj” (me bashkautorë, njëkohësisht dhe anëtare redaksie), 2004
“Veshje popullore shqiptare”, vëll. IV ( me bashkautorë), 2009
“Veshje popullore shqiptare në Kosovë”, vëll. V
“Etnografia Tirana 100 (1920-2020), album ilustrativ shkencor, 2020
“Arti popullor në Kosovë”, album ilustrativ shkencor, 2021
“Xhubleta” album ilustrativ, 2021
Burimi: https://www.facebook.com/AkademiaStudimeveAlbanologjike

Publikimi i mëparshëm

Nxënës nga Italia, Portugalia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut, pjesëmarrës në programin Erasmus + e vizituan Universitetin e Tetovës

Publikimi i radhës

Fakulteti Filozofik i UT-së organizoi punëtori për shkrim-leximin mediatik

Publikimi i radhës

Fakulteti Filozofik i UT-së organizoi punëtori për shkrim-leximin mediatik

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!