• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në Universitetin e Tetovës u organizua MasterClass njëditor kushtuar terapisë me grimca

Në këtë Masterclass morën pjesë nxënës të shkollave të mesme nga Tetova dhe Gostivari. Ata patën mundësi që të mësojnë rreth terapisë së grimcave kundër kancerit, si shembull shumë i suksesshëm i hulumtimit bazë që është zhvilluar më tej deri në pikën e përfitimit të drejtpërdrejtë për pacientët.  Nxënësit mësuan se si lidhet fizika me mjekësinë, duke e kaluar një ditë në rolin e shkencëtarit në fushën e fizikës për terapinë me jone të rënda.

14/03/2023
| Arsim, Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës, sot u mbajt MasterClass, me temë: “Terapia me grimca”, veprimtari kjo që u realizua nga profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. Dr. Bashkim Ziberi, asistentja e katedrës së Fizikës në UT, Nermine Muradi dhe Yiota Foka nga GSI Darmstadt. Ky takim organizohet si një punëtori në kuadrin e “International Masterclasses for High School Students”, si pjesë e International Particle Physics OutreachGroup(IPPOG), një program që përfshin më shumë se 225 universitete dhe institute kërkimore nga 60 shtete të ndryshme.  Në këtë Masterclass morën pjesë nxënës të shkollave të mesme nga Tetova dhe Gostivari. Ata patën mundësi që të mësojnë rreth terapisë së grimcave kundër kancerit, si shembull shumë i suksesshëm i hulumtimit bazë që është zhvilluar më tej deri në pikën e përfitimit të drejtpërdrejtë për pacientët. Nxënësit mësuan se si lidhet fizika me mjekësinë, duke e kaluar një ditë në rolin e shkencëtarit në fushën e fizikës për terapinë me jone të rënda.

Në këtë ngjarje të pranishëm ishin, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti me prorektorët: Prof. Dr. Agon Memeti dhe Prof. Dr. Ibrahim Neziri. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti i përgëzoi profesorët për këtë organizim nëpërmjet të cilit krijohet një urë e re bashkëpunimi midis universitetit dhe shkollave të mesme. “Shpresoj se kjo do të jetë një lidhje shumë e suksesshme, ku përveçse do të mësoni gjëra të reja, do të keni mundësi nga afër t’i shihni edhe kushtet me të cilat disponon Universiteti ynë, duke filluar nga profesorët që do të jenë pjesë e këtyre trajnimeve deri te kushtet infrastrukturore, që në të ardhmen të filloni studimet ose t’i vazhdoni studimet në universitetin tonë. Është shumë e rëndësishme që pikërisht në fusha të shkencave të realizohen aktivitete të tilla, për faktin se është me rëndësi që ju t’i shihni përfitimet praktike të këtyre shkencave dhe mundësitë të cilat i ofrojmë. Besoj se do të jetë një pikë kthese në ndërtimin tuaj të ardhshëm profesional. Ju them që në të ardhmen të mendoni të jeni pjesë e këtij universiteti pikërisht si studentë”, u shpreh Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Gjatë kësaj punëtorie, nxënësit e shkollave të mesme patën mundësinë të mësojnë për metodat inovative të terapisë së kancerit duke përdorur grimca të ndryshme, duke filluar nga parimet mjekësore dhe fizike të terapisë me tufa jonike. Aplikimi klinik u shpjegua duke marrë shembull qendrën e terapisë me tufa jonike në Heidelberg të Gjermanisë. Gjatë ushtrimeve “hands-on”, nxënësit patën mundësi të krijojnë vetë plane trajtimi me rrezatime të ndryshme (fotone, protone, jone) përmes programit profesional pa kosto të quajtur matRed.


Publikimi i mëparshëm

Studiuesi Haqif Mulliqi laureat i çmimit “Ibrahim Rugova”

Publikimi i radhës

148 vjet më parë u lind Faik Konica

Publikimi i radhës

148 vjet më parë u lind Faik Konica

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!