• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Delegacioni i Bordit të Arsimit nga Vjena e vizitoi Universitetin e Tetovës

Bordi i Arsimit i Vjenës është një autoritet publik dhe institucioni zyrtar përgjegjës për të gjithë arsimin fillor dhe të mesëm dhe shkollimin në Provincën Federale të Vjenës.

10/03/2023
| Arsim, Rajon

Dekani i Fakultetit Pedagogjik i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, më 6 mars 2023 e priti në takim pune delegacionin e Bordit të Arsimit të Vjenës, në përbërje: Elisabeth Fuchs, Barbara Urban, Dr. Wilfried Swoboda dhe Dr. Rolf Laven.

Bordi i Arsimit i Vjenës është një autoritet publik dhe institucioni zyrtar përgjegjës për të gjithë arsimin fillor dhe të mesëm dhe shkollimin në Provincën Federale të Vjenës.

Kjo vizitë i shqyrtoi mundësitë për bashkëpunim të mundshëm dhe aktivitete të përbashkëta ndërmjet Fakultetit Pedagogjik si dhe profesionistëve të arsimit nga Austria dhe Maqedonia e Veriut.

Vizita në Maqedoninë e Veriut pasoi takimin fillestar në Vjenë, (në shtator 2022), gjatë Shkëmbimit Akademik për profesorët dhe dekanët e Fakulteteve Pedagogjike, që punojnë drejtpërdrejt me programin LOJA dhe K. Wustrow CPS, në temën e Paqes dhe edukimit multikulturor, në mesin e të cilëve ishte i pranishëm  edhe dekani i Fakultetit Pedagogjik i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi.

Në këtë proces, Qendra LOJA sjell përvojën e saj në krijimin e mekanizmave dhe moduleve rajonale për transformimin e narrativëve lokalë dhe rajonalë në kornizën evropiane.

Kjo vizitë shkëmbimi zhvillohet në kuadër të projektit “Civil Peace Service Program” i zbatuar nga Qendra LOJA dhe KURVE Wustrow, e mbështetur me fonde nga BMZ.


Publikimi i mëparshëm

QASJA E GABUAR E PERËNDIMIT NDAJ SERBISË

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës propozon që 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip të shpallet festë shtetërore edhe në Shqipëri dhe në Kosovë

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës propozon që 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip të shpallet festë shtetërore edhe në Shqipëri dhe në Kosovë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!