• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në UT u shënua 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmeti, në fjalën e tij tha se sot kremtojmë një nga datat historike më të rëndësishme, 7 Marsin-Ditën e Mësuesit, që sinjalizon një të kaluar dhe është nismë e një shtytjeje të rëndësishme të ndërtimit të së ardhmes kombëtare, duke penguar trajtat e ndryshme të asimilimit.

07/03/2023
| Arsim, Maqedoni

Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës, përmes një akademie solemne e shënoi 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, këtë ngjarje që na përkujton sakrificën dhe mundin e të parëve tanë për të pasur shkollim në gjuhën shqipe. Në këtë akademi të pranishëm ishin, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Sekretari i përgjithshëm, prorektorë, senatorë, dekanë, profesorë, kryetarja e Parlamentit studentor dhe studentë.

Dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmeti, në fjalën e tij tha se sot kremtojmë një nga datat historike më të rëndësishme, 7 Marsin-Ditën e Mësuesit, që sinjalizon një të kaluar dhe është nismë e një shtytjeje të rëndësishme të ndërtimit të së ardhmes kombëtare, duke penguar trajtat e ndryshme të asimilimit. “Shënimi i kësaj dite, e cila në Shqipëri festohet që nga viti 1960, ndërsa te ne pas viteve 90-ta, na përkujton rrugëtimin e popullit tonë nëpër kohëra rrebeshesh të historisë. Mësuesit shqiptarë në çdo kohë e në çdo krahinë, kanë qenë jo thjesht profesionistë të arsimit, por në radhë të parë ishin patriotë dhe njerëz të emancipuar, idealistë, humanistë dhe artistë të fushave të ndryshme. Ata gjithmonë shërbenin si model për nxënësit, andaj duke pasur përballë mësuesin që nuk kursente kohën, frymën, pasionin, jetën, për të brumosur ata me dije, me kulturë dhe edukatë, shumë prej tyre zgjodhën mësuesinë, pikërisht prej këtij modeli”, u shpreh dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmeti.

Referatin qendror për 7 Marsin e paraqiti profesoresha e Fakultetit Pedagogjik, Doc. Dr. Arbëresha Zenki. Duke u fokusuar te rëndësia e shkollës shqipe, ajo tha se Rilindja Kombëtare Shqiptare bëri hapa të mëdhenj në ringjalljen dhe afirmimin e kombit shqiptar përmes mësuesve atdhedashës të kohës. “Hapja e mësonjëtores së parë, që u bë vatër e zgjimit dhe rritjes së ndërgjegjes kombëtare për bashkimin e kombit, për qëllim pati edhe ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës si element jetik i vetë kombit, e njëkohësisht paraqiti model demokratik për përfshirje të fëmijëve e të gjitha shtresave. Përpos përkushtimit për përpilim e teksteve të para shkollore të dokumentuara, shkolla kombëtare e Korçës ngjalli entuziazëm ndër atdhetarët e mbarë vendit për çeljen e shkollave të tjera në krahina të ndryshme dhe për edukim me frymë të patriotizmit të nxënësve, që do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm në luftën për liri dhe pavarësi”, u shpreh Doc. Dr. Arbëresha Zenki.

Kjo akademi u përmbyll me disa pika artistike të interpretuara nga Nexhmije Sulejmani, Sena Hoda dhe Benjamin Menga – studentë të Fakultetit Pedagogjik dhe Fakultetit të Arteve.


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës organizoi akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së profesor Milaim Fejziut

Publikimi i radhës

Dita ndërkombëtare e grave „8 Marsi“

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

Dita ndërkombëtare e grave „8 Marsi“

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!