• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Studentët e Universitetit të Tetovës përfitues të bursave nga SH.A. Centralet Elektrike të Maqedonisë së Veriut

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti i falënderoi drejtuesit e SH.A. ESM për bursat, të cilat sot edhe zyrtarisht ua ndanë studentëve tanë, duke shtuar se ky bashkëpunim mes dy institucioneve do të jetë frymëzues për gjeneratat e reja, që të profilizohen në shkencat ekzakte.

15/02/2023
| Arsim, Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës, Shoqata Aksionare ESM sot ka bërë ndarjen e bursave për pesë studentë të Universitetit të Tetovës. Studentët,  Eliza Shabani, Alketa Abduli, Edon Fejzullahi, Arti Ademi dhe Harbin Useini bursat i pranuan nga Drejtori i përgjithshëm i SH.A. – ESM, Mr. Vasko Kovaçevski, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe zv. Drejtori i SH.A. – ESM, Prof. Dr. Imer Zenku.

                Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti i falënderoi drejtuesit e SH.A. ESM për bursat, të cilat sot edhe zyrtarisht ua ndanë studentëve tanë, duke shtuar se ky bashkëpunim mes dy institucioneve do të jetë frymëzues për gjeneratat e reja, që të profilizohen në shkencat ekzakte. “Dua ta falënderoj Drejtorin, Vasko Kovaçevski, zv. Drejtorin, Prof. Dr. Imer Zenku dhe ekipin e tyre për mundësinë që studentët tanë të jenë përfitues të këtyre bursave. Ky nuk është një kontribut vetëm për ju si studentë, por është edhe për institucionin tonë, sepse bëhet fjalë për nxitjen dhe stimulin që edhe gjeneratat tjera në të ardhmen të përcaktohen në këto programe studimore. Ju përgëzoj juve për rezultatet dhe sukseset e arritura. Ne si institucion, padyshim që do të vazhdojmë t’u mbështesim në rrugëtimin tuaj në të ardhmen.  Pikërisht këto forma të bashkëpunimit janë motivi kryesor që edhe studentët tjerë të angazhohen sa më shumë në studime dhe të jenë përfitues, pse jo, të këtyre bursave, por edhe bursave të tjera të cilat ndahen për studentët e dalluar”, theksoi Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

                Drejtori i Shoqatës Aksionare “Centralet Elektrike të Maqedonisë së Veriut” (SH.A. ESM) Mr. Vasko Kovaçevski e falënderoi Rektorin Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti për mikpritjen dhe bashkëpunimin korrekt, që dy institucionet tona kanë krijuar mes vete. Ai, po ashtu i përgëzoi studentët, të cilët gjatë 10 muajve do të përfitojnë bursën prej 8000 denarëve në muaj, duke i inkurajuar që sa më shumë t’u përkushtohen studimeve, që në të ardhmen me rezultatet e tyre të bëhen shembull për të gjithë të rinjtë në vendin tonë. “Përgjegjësia dhe angazhimi ynë është që të ndihmojmë aty ku kemi mundësi. Është kënaqësi e veçantë kur shohim që u ndihmojmë studentëve të rinj, të cilët mësojnë, studiojnë, angazhohen dhe janë të përkushtuar në punën e tyre. Ato janë ardhmëria jonë dhe ne duam që të rritet numri i studenteve të cilëve ne u ndajmë bursa, pasi që vet jemi dëshmitarë se në çfarë rrethana jetojmë”, u shpreh drejtori i SH.A. ESM, Mr. Vasko Kovaçevski.

                Studentët shprehën falënderimet e tyre ndaj Universitetit të Tetovës dhe SH.A. ESM për mbështetjen që u japin atyre, duke shtuar se këto bursa do të jenë një ndihmesë e madhe për nevojat elementare gjatë studimeve.


Publikimi i mëparshëm

“Shota” sjell albumin e parë të këngëve popullore

Publikimi i radhës

PESËDHJETË E TREVJETORI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

Publikimi i radhës

PESËDHJETË E TREVJETORI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!