Më 14.01.2023 (e shtunë), xhemati i Myftinisë së Tetovës, gjegjësisht xhemati i fshatit Vicë, pati fatin që të përjetoj gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes së re, Azra Salih Salihi, të kryer pranë mualimit të Xhamisë së Pashës, hfz. Zylqyfli ef. Asllani
Hafizja është e lindur më 26.05. 2001, në Tetovë, hifzin e ka filluar më 13.07.2018, ndërsa e ka përfunduar më 18.10.2022.
Ndërkaq provimin e hifzit e ka mbrojtur më datë: 27.10.2022., para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
Hfz. Abdurahim ef. Murati, kryetar;
Hfz. Shafi ef. Ajdini, anëtar;
Hfz. Havzi ef. Ramadani, anëtar.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi, Mr. Xhemil ef. Sadiki, morën pjesë: Kryetari i BFI-së, Reisul-Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetai me ekipin e tij, Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi me kolegët e tij, Myftiu i Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani, ish myftinjtë e Tetovës, Alifekri ef. Esati dhe Imer ef. Kamberi,
Dekani i FSHI-së, Prof. Dr. Shaban ef. Sulejmani bashkë me prodekanin, imami i xhamisë, Shefki ef. Veliu, hoxhallarët e Tetovës me rrethinë, si dhe një numër shumë i madh i xhematit.
Të dhënat për hafizen e re i prezentoi Kryetari i Komisionit të hifzit, referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës, hfz. Abdurahim ef. Murati.
Myftiu i Tetovës në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen në këtë manifestim, duke e lutur të Gjithmëshirshmin, t’i shpërblejë me të mirat e Tij. Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së, Reisul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai. Ai hafizes së re si dhe familjes së saj iu shprehu urime për hifzin e bërë, duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga ish Myftiu, Alifekri ef. Esati dhe dhënien e diplomës nga ana e Kryetarit të BFI-së dhe Myftiut të Tetovës.
Në shenjë respekti Rijaseti i BFI-së dhe Myftinia e Tetovës, hafizes së re i ndanë nga një dhuratë simbolike, ndërsa në namazin e drekës priu, Myftiu i Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani.
Familjarët me rastin e këtij manifestimi, kishin përgatitur edhe drekë për mysafirët.
Burimi: https://www.facebook.com/myftiniatetove/