• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Jusuf Zejneli mori pjesë në shënimin e Natës së Kristaltë

Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, duke iu referuar kësaj ngjarje tha se, vështruar në aspektin juridik, historik, politik, çështja e respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, vazhdimisht ka qenë dhe mbetet temë kryesore, edhe përkundër faktit se ata garantohen me kushtetutë, ligje, konventa ndërkombëtare, mirëpo, fatkeqësisht ekzistojnë momente të cenimit të tyre.

09/11/2022
| Arsim, Maqedoni

Një delegacion i Fakultetit Juridik i Universitetit të Tetovës, i kryesuar nga dekani Prof. Dr. Jusuf Zejneli, më 8. 11. 2022,  mori pjesë në shënimin e Natës së Kristaltë ose siç njihet ndryshe si paradhoma e Shoah (Holokaustit), që u organizua nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Për ta përkujtuar këtë ngjarje, Departamenti për hulumtimin dhe edukimin e Holokaustit pranë Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në Shkup organizoi një komemoracion me titull simbolik: “Muzgu i Qytetërimit – Hyrje në vendosjen e shtetit të terrorit dhe frikës”, në përkujtim të të gjithë atyre hebrenjve që ishin viktimë e urrejtjes naziste që shpërtheu në Natën e Kristaltë dhe pas saj.

Drejtori i ITSHKSH-së, Prof. Dr. Skender Asani, në fjalën e tij u shpreh se njerëzimi gjithmonë ka nevojë për shembuj që nxisin ndjenjën e pastrimit të vetvetes nga e keqja. Sipas tij, edhe shoqëria gjermane kaloi nëpër këtë katarsë të madhe shpirtërore e morale, duke vendosur linja distancimi nga e kaluara e errët në favor të ardhmërisë, e cila përvojat e këqija  i shndërron në modele bashkëpunimi e mirëkuptimi.

Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, duke iu referuar kësaj ngjarje tha se, vështruar në aspektin juridik, historik, politik, çështja e respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, vazhdimisht ka qenë dhe mbetet temë kryesore, edhe përkundër faktit se ata garantohen me kushtetutë, ligje, konventa ndërkombëtare, mirëpo, fatkeqësisht ekzistojnë momente të cenimit të tyre. I tillë ishte edhe rasti kur u shkatërruan shumë shtëpi të hebrenjve, duke ushtruar dhunë, terror, duke djegur libra, pikërisht në vitin 1938, në Natën e Kristaltë. Rikujtojmë se Holokausti ishte formë e rëndë e gjenocidit gjatë Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Ai më tej tha se, duhet pasur kujdes se rastet e tilla nuk i shërbejnë progresit, zhvillimit dhe as botës së civilizuar.

Në këtë ngjarje të pranishmëve me fjalë rasti ju drejtuan edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, ekselenca e saj Anke Holstein, ambasadorja e Izraelit, ekselenca e saj Simone Frankel, kryetari i Komunitetit Hebraik në Maqedoni, Pepo Levi, si dhe profesoresha nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, Prof. Dr. Ivanksa Vasilevska.


Publikimi i mëparshëm

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës realizoi vizitë pune në Universitetin e Barcelonës

Publikimi i radhës

Në Tetovë u hap ekspozita dhe u përurua libri që i denoncojnë krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës

Publikimi i radhës

Në Tetovë u hap ekspozita dhe u përurua libri që i denoncojnë krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!