• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në UT u hap ekspozita me punimet e studentëve të programit studimor të Arkitekturës

04/10/2022
| Arsim, Maqedoni

Në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të Universitetit të Tetovës, më 3 tetor 2022, u hap ekspozita vjetore e organizuar nga studentët dhe profesorët e Katedrës së Arkitekturës. Punimet e prezantuara ishin nga lëmi të ndryshme të punuara nga studentët gjatë vitit akademik 2021/2022.

Në hapjen e kësaj ekspozite të pranishmëve me fjalë përshëndetëse ju drejtua dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Prof. Dr. Feta Sinani. Ai fillimisht i përgëzoi studentët për angazhimin e tyre dhe punën profesionale që kanë bërë gjatë një semestri, të cilën e kurorëzuan me organizimin e kësaj ekspozite. Sipas tij, planprogramet studimore të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara janë të konceptuara mbi përvojat e universiteteve evropiane, si të Shtutgartit, të Karlsruhes, Universitetit Teknik të Vjenës,  Universitetit Teknik të Zagrebit e të tjera. “Në kuadër të planeve dhe programeve, përveç metodave teorike avancohen edhe ato praktike dhe aplikative, të zbatuara në shoqëri. Me akreditimin e ri kemi programe studimore edhe më të avancuara dhe të përshtatura rrethanave aktuale. Misioni i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara është nxjerrja e kuadrove profesionale dhe kualitative në drejtimet e inxhinierisë për plotësimin e nevojave shoqërore. Po ashtu, krijimi i kuadrit profesional, akademik dhe shkencor, për nevojat e fakultetit, të cilët do të jenë në gjendje ta zhvillojnë procesin mësimor dhe për t’u përgjigjur sfidave të kohës. Ekspozita e sotme është dëshmi e punës aktive të studentëve gjatë studimeve dhe e angazhimeve serioze të profesorëve, të cilët japin më të mirën nga vetja e tyre në përgatitjen profesionale të kuadrove të reja”, theksoi dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Feta Sinani.

Për ekspozitën e studentëve të arkitekturës foli edhe Prof. Dr. Kujtim Elezi. Sipas tij, përmes kësaj ekspozite studentët gjejnë rastin ta prezantojnë veten, profesionistin e nesërm, i cili do të duhet të marrë mbi supe ndryshimin, pa të cilin nuk bën, sepse është koha e fundit që të dëshmohet se vlera është ajo që do të duhej të dalë në shesh, jo kotësia, ligësia dhe miopia. “Studentët i përgëzoj për një hap të guximshëm, në thyerjen e heshtjes që na brente vitet e fundit, dhe në vullnetin e tyre për të thënë këtu, sot para jush, se ne jemi gjallë, ne jemi UT-ja. Kjo, që ndodh sot, besoj se do te duhet të jetë eveniment i shpeshtë, përmes së cilit njëra palë do të nxitet për punë, tjetra kërkon kualitet të prezantuar si rezultat final përmes ekspozitës. Besoj se angazhimi te të gjithë ne këtu, në të ardhmen do të jetë që përmes ekspozitave të tjera të radhës, publikut t’i themi me mburrje se diferenca jemi ne, edhe atë, përmes punës e cila duket”, tha Prof. Dr. Kujtim Elezi.

Për realizimin e kësaj ekspozite të studentëve kanë kontribuar edhe asistentët e Katedrës së Arkitekturës, Erda Besimi, Fjolla Ibrahimi, Fjolla Sahiti dhe Hafije Murati. Po ashtu, në këtë aktivitet u promovua edhe katalogu me punimet e studentëve të programit studimor të Arkitekturës.


Publikimi i mëparshëm

EKSODI DEMOGRAFIK NË TROJET SHQIPTARE

Publikimi i radhës

Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet “Java e veçantë studimore”

Publikimi i radhës

Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet “Java e veçantë studimore”

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!