Me rastin e 10-vjetorit të themelimit, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë, më 20 shtator 2022, do të organizojë Tribunë shkencore me temë: “Tetova dhe kontributi i saj në proceset historike gjithëkombëtare”.
Në këtë tribunë shkencore do të trajtohen tema të rëndësishme lëmenjsh të ndryshëm, si: histori, art, arsim, kulturë.
Pjesëmarrësit duhet t’i dërgojnë kumtesat jo më vonë se deri më 15 shtator të vitit në vazhdim, në adresën elektronike të “Traditës”: tradita2012@gmail.com .
Shpresojmë që nëpërmjet kësaj veprimtarie shkencore, Shoqata “Tradita” të pasqyrojë të kaluarën e lavdishme të Tetovës, duke dhënë njëherazi ndihmesën e saj në avancimin jetës kulturore në qytetin rrëzë Sharrit.
Ju mirëpresim!