• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Ishte aq e mirë, nuk ma prishi kurrë!

Marie Lasgush Poradeci, e bija e Lasgush Poradecit, përmes një postimi ka përshkruar datën 3 gusht të vitit 1983, ditën kur e ëma e saj i mbylli sytë përgjithmonë dhe gjithë mërzinë e të atit, poetit Lasgush, pamje kjo që për të ishte aq e dhimbshme dhe e pabesueshme.

02/08/2022
| Kulturë, Rajon

Postimi i Marie Lasgush Poradecit – Kur mami mbylli sytë më 3 gusht 1983 në Pogradec, im atë ra në gjunjë para saj, i mbushur me lot, duke i puthur ballin, faqet, buzët, duart, trupin, çdo gjë. Kjo pamje ishte aq e dhimbshme sa e pabesueshme për një njeri si ai që kish jetuar tërë jetën me kokën lart, pa iu përkulur kërkujt, madje as regjimit. Lotët tona bashkoheshin me lotët e tij, dhimbja jonë bashkohej me dhimbjen e tij duke krijuar kështu një lumë dhimbjesh për atë njeri engjëll.

Edhe në këtë ndarje të përkohshme fizike, ai në heshtje apo në mërmëritje të thella shpirtërore, në meditime të gjata, e kishte me vete mamin, fliste, bisedonte e kërkonte e thoshte: “Ishte aq e mirë, nuk ma prishi kurrë!”.

E kështu kaluan katër vjet deri sa i shkoi pranë më 12 nëntor 1987 për të mos u ndarë më kurrë.

Eh ç’dhimbje ndjen poeti sonte,
Kur vetë liqeri hesht dhe s’fle,
Kur vdekja nëmur përvëlonte
Vështrimin e shpirtit që s’u zbeh.

Eh ç’dridhje lotësh mbi qerpikë,
Kullojnë e bien si t’ish vesë,
Ku erë e gjolit fryn e s’ik
Si shpirt i nxirë e i pashpresë.

Sa kohë poeti liqerin thithi,
Si gji mëme në foshnjëri,
Në shpirtin e tij llauz-trazuar
Vdekja e gruas i dha pleqëri.

Dhe qau, qau dënesë-vrarë,
Me lot të shuar vetmi-flakur,
Po ja tek këmbët e tij zvarrë-zvarrë
Pëshpëritja e valës plakë ka ardhur.

Poeti hedh mbi të vështrimin,
Dhe dorën zgjat ta prekë atë,
Dy vajzat vijnë dhe mallëngjimin
Në shpirt ja sjellin ai s’bën zë.

Dhe ja kështu mes dehje yjesh.
Mes erërash netësh dhimbjesh rri,
Mes puthjesh bijash, humbur dhimbjesh
Poeti gërryen shpirtin e tij.

Rinush Idrizi

 


Publikimi i mëparshëm

“Viti Evropian i Rinisë”/ Më pak martesa…

Publikimi i radhës

A nuk qe vallë moderniteti një proces ‘’lëngëzimi’’ qysh prej fillimit?

Publikimi i radhës

A nuk qe vallë moderniteti një proces ‘’lëngëzimi’’ qysh prej fillimit?

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!