• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në ditën e tretë të Shkollës verore u ligjërua për ndërtimin e paqes dhe sundimin e ligjit në shoqëritë post – konfliktuale

Po ashtu, sot, drejtoresha e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor,  Mr. Sc. Donika Kamberi, ligjëroi në temën “Ndërtimi i paqes, dhe sundimi i ligjit në shoqëritë post-konfliktuale”, ku e prezantoi studimin për Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, si vende fqinje që ndajnë një të kaluar dhe histori të përbashkët pasojash nga konfliktet e luftës.

29/06/2022
| Arsim, Rajon

Shkolla verore 2022, ka vijuar sot me programin e paraparë ku u zhvilluan ligjërata dhe workshope nga ekspertë të njohur, ligjërues universitetesh dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Dita e tretë e Shkollës verore filloi me ligjëratën e përfaqësuesit të Programit ndërkombëtar Fulbright, profesorit të shkencave politike, Christopher Dolan.

Ai, para nxënësve dhe studentëve e paraqiti temën për reformat në gjyqësor dhe shoqërinë civile. Profesor Dolan theksoi se kjo Shkollë verore është e një rëndësie të veçantë, sidomos kur bëhet fjalë për të rinjtë si një komunitet i rëndësishëm, që premton shumë për të ardhmen e këtij vendi. Ai i përgëzoi organizatoret e kësaj ngjarjeje dhe sikurse u shpreh, në kohën e kësaj apatie sociale që po na kaplon gjithmonë e më shumë, këta organizime afrojnë të rinj dhe të reja rreth një ideali.

Po ashtu, sot, drejtoresha e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor,  Mr. Sc. Donika Kamberi, ligjëroi në temën “Ndërtimi i paqes, dhe sundimi i ligjit në shoqëritë post-konfliktuale”, ku e prezantoi studimin për Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, si vende fqinje, që ndajnë një të kaluar dhe histori të përbashkët pasojash nga konfliktet e luftës. Ndërkaq në pjesën e dytë, ajo zhvilloi një workshop, në të cilin kërkoi nga pjesëmarrësit t’i plasojnë idetë, qëndrimet, opinionet dhe rekomandimet për hartuesit e ligjeve, rekomandime të cilat do të përfshihen në raportin që do të publikohet nga Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkuluturor e Universitetit të Tetovës.

Një tjetër ligjërues që sot realizoi takim me pjesëmarrësit e Shkollës verore 2022, ishte edhe profesori universitar, ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kinë dhe Poloni, Prof. Dr. Fatmir Xheladini. Ai foli për procesin e negociatave dhe transparencën e institucioneve të Bashkimit Evropian.

Dita e sotme i përmbylli punimet me ligjëratën e profesoreshës Tatum James, e cila e prezantoi një temë mjaft aktuale, si: “Detektimi i lajmeve të rrejshme dhe keqinformimi”. Ajo i porositi të rinjtë, si përdoruesit kryesorë të platformave sociale, që të mos bien pre e lajmeve të rrejshme dhe mos t’i shpërndajnë të njëjtët pa e konfirmuar burimin e tyre.  Shkolla verore 2022, do t’i vijojë punimet e saj sipas programit dhe dinamikës së realizimit të leksioneve, debateve dhe aktiviteteve të tjera rekreative.


Publikimi i mëparshëm

130 vjet më parë ndërroi jetë ideologu i Rilindjes Kombëtare Pashko Vasa

Publikimi i radhës

Shkolla verore 2022 një ndihmesë e madhe për të rinjtë tanë

Publikimi i radhës

Shkolla verore 2022 një ndihmesë e madhe për të rinjtë tanë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!