• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Profesorët e Fakultetit Filologjik të UT-së morën pjesë në punimet e edicionit XIII të Javës së Albanologjisë

Në këtë konferencë shkencore morën pjesë edhe dy mësimdhënëse të Fakultetit Filologjik, nga programi i studimit Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

08/06/2022
| Arsim, Kosovë, Maqedoni

Dekani i Fakultetit Filologjik i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Berton Sulejmani mori pjesë në punimet e edicionit të 13-të të Javës së Albanologjisë. Kjo konferencë u organizua nga Instituti Albanologjik në Prishtinë.

Sesioni i gjuhësisë punimet i zhvilloi gjatë ditës së hënë (6 qershor 2022). Kryetemë e këtij sesioni ishte 40-vjetori i daljes në dritë të revistës “Gjuha shqipe”, andaj edhe tema bosht ishte “Gjuha shqipe” – tribunë e rëndësishme për shqipen standarde dhe kulturën gjuhësore.  Prof. Dr. Berton Sulejmani në këtë konferencë e lexoi kumtesën me titull Trajtesa sintaksore në revistën “Gjuha shqipe”. Një rol shumë të madh në këtë drejtim, krahas shumë trajtesave shkencore të botuara për problemet e ndryshme që lidhen me drejtshkrimin e thyerjen e rregullave gramatikore në përgjithësi, revista “Gjuha shqipe”, gjatë katër dekadave ka botuar edhe një varg trajtesash që lidhen drejtpërdrejt me çështje të kulturës së gjuhës shqipe në fushën e sintaksës.  Në këtë kumtesë shkencore, Sulejmani ka hulumtuar trajtesat sintaksore të botuara në revistën “Gjuha shqipe” nga numri i parë i saj e deri në numrin e fundit, përkatësisht nga viti 1982 – 2022. Në shqyrtim ka marrë 18 kumtesa në të cilat janë trajtuar tema që lidhen ngushtë me sintaksën e gjuhës shqipe.

Në këtë konferencë shkencore morën pjesë edhe dy mësimdhënëse të Fakultetit Filologjik, nga programi i studimit Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Gjuha standarde shqipe në tekstet shkollore në Maqedoninë e Veriut ishte kumtesa e Doc. Dr. Hana Dardhishtës, ndërsa titulli i kumtesës së Dr. Albulena Zulbeharit  ishte Gabimet drejtshkrimore në ditarët elektronikë-cikli fillor në rrethinën e Tetovës.


Publikimi i mëparshëm

DANTE ALIGIERI – “KOMEDIA HYJNORE”

Publikimi i radhës

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tetovës organizoi debat shkencor me temën “Sfidat ekonomike në periudhën post pandemike”

Publikimi i radhës

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tetovës organizoi debat shkencor me temën “Sfidat ekonomike në periudhën post pandemike”

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!