• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Dekania e Fakultetit të Kulturës Fizike të UT-së, Prof. Dr. Shpresa Memishi mori pjesë në takimin universitar ballkanik të sportit

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin përfaqësues të shumë universiteteve dhe fakulteteve të sportit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, u diskutua mbi rëndësinë e organizimit të manifestimeve sportive në kontekst të javës evropiane të sportit.

03/06/2022
| Arsim, Maqedoni, Shqipëri

Një delegacion i Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, i kryesuar nga dekania, Prof. Dr. Shpresa Memishi, e shoqëruar edhe nga  Prof. Dr. Fadil Mamuti, Prof. Dr. Fadil Nika dhe Prof. Dr. Kastriot Shaqiri, morën pjesë në takimin universitar ballkanik mbi sportin dhe programet evropiane, që u mbajt më 2 qershor 2022 në Tiranë të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin përfaqësues të shumë universiteteve dhe fakulteteve të sportit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, u diskutua mbi rëndësinë e organizimit të manifestimeve sportive në kontekst të javës evropiane të sportit. Me këtë rast u fol edhe për organizimin e një turneu universitar ballkanik në tri disiplina sportive, edhe atë, volejboll, basketboll dhe futboll të vogël, me sistem eliminimi. Veç kësaj, rëndësi e veçantë iu kushtua krijimit të programeve të përbashkëta evropiane në kuadër të programit Erasmus +.

Pjesëmarrësit në këtë takim universitar ballkanik kushtuar sportit thanë se prioritet kryesor në të ardhmen do ngelet aplikimi në fonde të ndryshme evropiane për të realizuar një projekt të përbashkët sportiv në mes të Universiteteve  të  Sportit nga Ballkani Perëndimor dhe Universitetit të Romës dhe atij të Vjenës, ku për udhëheqës të projektit u propozua profesori nga Universiteti i Romës, Prof. Paolo Parisi.

Pas këtij takimi, dekania e Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Shpresa Memishi realizoi edhe një takim miqësor me rektorin e Universitetit të Sporteve të Tiranës, Prof. Dr. Agron Kasa. Fillimisht, rektori Kasa e përgëzoi dekanen Prof. Dr. Shpresa Memishi për zgjedhjen e saj në krye të Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës. Më pas, dy bashkëbiseduesit u pajtuan që ta vijojnë bashkëpunimin në të ardhmen në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.


Publikimi i mëparshëm

30 qershor – 4 korrik 2022 | Universiteti i Tetovës do të organizojë shkollën verore “Të rinjtë për sundimin e ligjit”

Publikimi i radhës

Fakulteti i Arteve i UT-së e hapi ekspozitën vjetore të studentëve të Artit Figurativ

Publikimi i radhës

Fakulteti i Arteve i UT-së e hapi ekspozitën vjetore të studentëve të Artit Figurativ

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!