• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

30 qershor – 4 korrik 2022 | Universiteti i Tetovës do të organizojë shkollën verore “Të rinjtë për sundimin e ligjit”

Qëllimi kryesor i shkollës verore pesëditore është të ofrojë një prezentim të detajuar të sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut. Pjesëmarrësit do të njihen me nocionet kryesore të sundimit të ligjit, të instrumenteve të të drejtave të njeriut dhe të jurisprudencës.

01/06/2022
| Arsim, Bota

Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor në Universitetin e Tetovës në bashkëpunim me Këndin Amerikan në Tetovë, organizojnë shkollën verore me temë “Të rinjtë për sundimin e ligjit” në Kodrën e Diellit në Institutin Ekologjik dhe Teknologjik të Universitetit të Tetovës, gjatë periudhës: 30 qershor – 4 korrik 2022.
Tematika që do të trajtohet në këtë shkollë verore është sundimi i ligjit, ku të rinjtë pjesëmarrës do të kënë mundësi të njihen nga afër me ligjërues, profesionistë dhe njerëz të spikatur në fushën e sundimit të ligjit. Përgjatë ciklit të leksioneve që do të ofrohen nga ligjërues me zë në Universitetin e Tetovës dhe nga të ftuarit specialë, studentët do të kenë mundësi të njihen më tepër me një nga shtyllat më të rëndësishmë të ndarjes së pushteteve, gjegjësisht pushtetin gjyqësor dhe sfidat e sundimit të ligjit.
Qëllimi kryesor i shkollës verore pesëditore është të ofrojë një prezentim të detajuar të sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut. Pjesëmarrësit do të njihen me nocionet kryesore të sundimit të ligjit, të instrumenteve të të drejtave të njeriut dhe të jurisprudencës.
Objektivi ynë është që 30 të rinj me prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare, të shoqërohen dhe së bashku të mësojnë përmes punëtorive dhe prezantimeve nga ekspertë të ndryshëm, ligjërues të universiteteve, përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve të ndryshme lokale, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues nga delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe nga Ambasada e SHBA-së në Shkup. Qëllimi i pjesëmarrësve është i orientuar në mundësitë se si ata, komuniteti dhe vendi i tyre mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë në këtë drejtim.
Të interesuarit (nga mosha 17-24 vjet), për të qenë pjesë e shkollës verore do të duhet të plotësojnë aplikimin,
 https://bit.ly/3PRoqdh ndërsa për informata shtesë mund të drejtohen në e-mailet përkatëse: centerforpeace@unite.edu.mk dhe tetovo@americancornersnmk.org.

Publikimi i mëparshëm

Fakulteti Pedagogjik i UT-së e shënoi 1 Qershorin – Ditën ndërkombëtare të fëmijëve

Publikimi i radhës

Dekania e Fakultetit të Kulturës Fizike të UT-së, Prof. Dr. Shpresa Memishi mori pjesë në takimin universitar ballkanik të sportit

Publikimi i radhës

Dekania e Fakultetit të Kulturës Fizike të UT-së, Prof. Dr. Shpresa Memishi mori pjesë në takimin universitar ballkanik të sportit

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!