• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Ekspeditë e suksesshme studimore e studentëve të Universitetit të Tetovës në Republikën e Shqipërisë

Gjatë kësaj ekspedite, studentët në ditën e parë e vizituan qytetin dhe kalanë e Elbasanit, si dhe Departamentin Histori-Gjeografi në UE, Universitetin e Tiranës, FHF- Departamentin e Gjeografisë, sheshin Skënderbe, Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, vazhduan rrugëtimin për në qytetin e Durrësit,  eksplorimin e vijës bregdetare përgjatë detit Adriatik, qytetin Antik dhe gjirin e Durrësit.

31/05/2022
| Arsim, Maqedoni, Shqipëri

Prej 26 – 29 maj 2022, studentët e Programit studimor të Gjeografisë nga Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore i Universitetit të Tetovës, realizuan ekspeditë studimore në Shqipëri, më këtë itinerar: Elbasan-Tiranë-Durrës-Divjakë-Vlorë-Syri i Kaltër-Delvinë-Sarandë-Butrint-Ksamil-Gjirokastër.

Gjatë kësaj ekspedite, studentët në ditën e parë e vizituan qytetin dhe kalanë e Elbasanit, si dhe Departamentin Histori-Gjeografi në UE, Universitetin e Tiranës, FHF- Departamentin e Gjeografisë, sheshin Skënderbe, Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, vazhduan rrugëtimin për në qytetin e Durrësit,  eksplorimin e vijës bregdetare përgjatë detit Adriatik, qytetin Antik dhe gjirin e Durrësit.

Në ditën e dytë, vizita vazhdoi përgjatë vijës bregdetare, ku vizituan zonën e mbrojtur Lagunën e Karavastasë dhe Divjakën, më tej u njohën nga afër me traditat dhe veshjet kombëtare të Shqipërisë së Mesme, mandej vazhduan për në qytetin e Vlorës, ku e vizituan Sheshin e Pavarësisë, Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, Portin e Vlorës dhe nga afër u njohën me relievin abraziv në Zonën e Ujit të Ftohtë.

Dita e tretë vijoi me vizitë të Monumentit natyror Syri i Kaltër në Delvinë, rivierën shqiptare të Detit Jon, qytetin turistik të Sarandës, Lagunën dhe Qytetin Antik të Butrintit, si dhe pikën turistike dhe ishujt piktoreskë të Ksamilit.

Gjatë kthimit, në ditën e katërt e vizituan qytetin dhe kalanë e Gjirokastrës dhe vazhduan kthimin për në Tetovë.

Në këtë ekspeditë, studentët u shoqëruan nga profesorët e tyre, shefi i departamentit  të Gjeografisë, Prof. Dr. Resul Hamiti, Prof. Dr. Meribe Mustafi, Ass. Mr. Mireme Rushiti dhe Ass. Niagara Xhemaili.

Profesorët u shprehën mjaft të kënaqur me interesimin e treguar të studentëve në këtë ekspeditë, duke konkluduar se qëllimi parësor i kësaj vizite studimore është realizuar me sukses dhe se janë përmbushur të gjitha objektivat që parashihen në planprogramin e  Gjeografisë.


Publikimi i mëparshëm

Në UT u mbajt debat për Shkollën Normale, si institucion për përgatitjen e mësuesve dhe si flakadan i përhapjes së diturisë

Publikimi i radhës

UKRAINA – KUJT IU DESH LUFTA?!

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

UKRAINA – KUJT IU DESH LUFTA?!

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!