• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

MBI SHTRIRJEN E FISEVE PELLAZGE-ILIRE DHE LIDHJET MES ETRUSKËVE TË LASHTË DHE SHQIPTARËVE TË SOTËM

Lidhjet historike, gjuhësore, etnokulturore, etnopsikologjike, gjenetike dhe të tjera, mes Etruskëve dhe fiseve të lashta pellazge-ilire, Lidianët dhe Dardanët e Trojës, Pajonët dhe Besët e Trakisë, Gurianët e Bardhisë (Parthisë), Lazët e Kaukazisë etj.

19/05/2022
| Kulturë, Rajon

Prof. Abdulla Mehmeti – Pjesa dërmuese e studiuesve të lashtë dhe bashkëkohorë, që nga Herodoti në lashtësi, i kanë hetuar këto lidhje mes banorëve të lashtë të Italisë, Etruskëve (para krijimit të Romës) me fiset pellazge-ilire. Ngjashmëritë gjuhësore, tiparet e karakterit, mjeshtëritë e ndërtimeve dhe veprave artistike të skulpturës etj., janë vetëm disa argumente që e forcojnë këtë tezë.
Deri më sot mbizotëron teoria se Etruskët mes vete janë quajtur RASENË-RASIANË, ndërsa vendin e tyre e kanë quajtur RASNA-RASIA (RACHA), ndërsa etnonimi Etrusk lidhet me emërtimin e tyre nga popujt tjerë, pas krijimit të Perandorisë Romake.
Shumë autorë kanë dhënë një kontribut tepër të çmuar për historinë, gjuhën dhe veçoritë tjera etnike të Etruskëve, ndër të cilët edhe disa autorë shqiptarë (kryesisht arbëreshë), por asgjë nuk është pranuar si përfundimtare, nga mospajtimi i disa autorëve dhe disa teorive për këto çështje.
Sidoqoftë, ne me këtë rast kemi për qëllim opinionit lexues t’i ofrojmë këto pak dëshmi (përmes hartave dhe figurave të shënuara), me të cilat dëshmojmë se fiset e lashta pellazge-ilire, ndoshta nga Lufta e Trojës, më herët ose më vonë, ndoshta për shkak të thatësisë së njohur shkatërruese që ka përfshirë Anadollin (Azinë e Vogël) mes shek. XV – XII para erës sonë, kanë ndodhur lëvizje të mëdha të popullsisë nga jugu në veri (Ballkanin e sotëm), në lindje (rajonin e Kaukazit), në perëndim, në Italinë e sotme, madje deri në Spanjë, Francë, Angli, Holandë etj.
Këto dëshmi që paraqesim me këtë rast, shpresojmë të nxitin studimet e mëtejshme në lidhje me këtë çështje, së paku duke zgjedhur mes shumë emërtimeve të vendeve, qyteteve, rajoneve dhe krahinave që deri më sot janë ruajtur me emra të njëjtë ose të ngjashëm, nga shteti i Gjeorgjisë (Racha-Rasia e dikurshme, krahina e sotme e Osetisë); qyteti Racha-Rasia në Histrinë e lashtë ilire, siujdhesa e Istrës në shtetin e sotëm të Kroacisë; qyteti i lashtë Racha në Lynkestinë e lashtë dardane, Ohrin e sotëm të Maqedonisë; si dhe gjithandej në hapësirën e Gadishullit të Ilirisë dhe më gjerë në pellgun e Mesdheut dhe Evropë ku hasen gjurmët e lashta të fiseve dhe vendbanimeve të tyre me emrin Rasi-Racha dhe Rasianë, siç e kanë qujtur veten e tyre edhe Etruskët e lashtë.
Megjithëse në këtë fazë të hulumtimeve nuk mundim të konstatojmë me saktësi, në mungesë të burimeve të mjaftueshme, por supozojmë se emri RACHA-RASA-RASI-RASIANË dhe emërtime të tjera me burim të njëjtë, ka mundësi të mos lidhen me fjalën shqipe RRASË (pllakë guri), por me njërin nga Heronjtë e Luftës së Trojës, udhëheqësin legjendar të Lidisë (Trojë-Anadoll), ndoshta ndonjëri nga prijësit e Pajonëve ose i fisit të Besëve të Trakisë, që morri pjesë në Luftën e Trojës, i njohur me emrin RASI*. Pasuesit e këtij prijësi dhe heroi legjendar sigurisht emrin e kanë mbajtur këtë emër në nderim të heroit të tyre të lashtësisë. Shumë lidhje nga burime të hershme shkojnë në favor të kësaj teze.
Fjalën e kanë studimet e thelluar në të ardhmen, nga prurjet e reja në fushën e historiografisë, të arkeologjisë, gjuhësisë, pa edhe të studimeve dhe analizave gjenetike.
Ky shkrim le të shërbejë për orientim në të ardhmen, sigurisht me plotësime dhe përmes diskutimeve të nevojshme në nivel shkencor.

Publikimi i mëparshëm

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë i prezantoi në UT programet e shkëmbimit për studentët dhe stafin akademik

Publikimi i radhës

ILUMINIZMI – UNIVERSITETET DHE AKADEMITË

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

ILUMINIZMI – UNIVERSITETET DHE AKADEMITË

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!