• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Institucionet e trashëgimisë kulturore të Republikës së Shqipërisë i hapin dyert për studentët e Universitetit të Tetovës

Dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi theksoi se vizitat e kësaj natyre janë pjesë e planeve dhe programit të punës mësimore-shkencore që realizohet gjatë një viti akademik në Universitetin tonë.

19/05/2022
| Arsim, Maqedoni, Shqipëri

Studentë të Fakultetit Pedagogjik, së bashku me disa profesorë të kësaj njësie akademike të Universitetit të Tetovës, ditë më parë e kanë vizituar Republikën e Shqipërisë. Dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi theksoi se vizitat e kësaj natyre janë pjesë e planeve dhe programit të punës mësimore-shkencore që realizohet gjatë një viti akademik në Universitetin tonë.

“Ne si fakultetet angazhohemi që planprogramin vjetor të veprimtarisë arsimore dhe shkencore ta zhvillojmë dhe realizojmë sikurse e kemi parashikuar. Vizita e fundit në Republikën e Shqipërisë ishte pjesë e këtij programi, ndërsa vizita u zhvillua me qëllimin e vetëm që studentët tanë të njihen për së afërmi me institucionet arsimore, monumentet historike dhe rolin e tyre në ruajtjen e vlerave tona kulturore”, u shpreh Prof. Dr. Lulzim Mehmedi.

Ai, po ashtu deklaroi se, institucionet e arsimit, shkencës, objektet e trashëgimisë kulturore dhe veprat e artit janë atraksione turistike e sidomos për studentët që të njëjtat i shohin jo vetëm si destinacione turistike, por i shohin edhe me syrin e një studiuesi.

Vizita studimore e Fakultetit Pedagogjik në Shqipëri, nga studentët dhe mësimdhënësit e tyre u cilësua tejet e suksesshme, sidomos për itinerarin e saj, në Muzeun e Normales së Elbasanit, e cila në periudhën 1942-1945 ka dhënë kontribut të madh për hapjen e shkollave me mësim në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, pastaj në Kalanë e Elbasanit, Kalanë e Tiranës dhe në disa institucione në qytetin e Durrësit, që në tërësi paraqesin vlera kulturore mbartëse të kujtesës historike dhe identitetit tonë kombëtar.


Publikimi i mëparshëm

Në UT u organizua Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave të Natyrës, Mjekësisë dhe Teknologjive

Publikimi i radhës

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë i prezantoi në UT programet e shkëmbimit për studentët dhe stafin akademik

Publikimi i radhës

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë i prezantoi në UT programet e shkëmbimit për studentët dhe stafin akademik

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!