• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Prorektori për Arsim i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti u prit në takim nga presidenti i Kompanisë Ecolog, Lazim Destani

Bashkëpunimi me kompani të njohura që operojnë në vendin tonë, e sidomos me kompanitë që veprimtaritë e tyre i zhvillojnë në mbarë botën, ka qenë dhe do të mbetet prioritet i drejtuesve të Universitetit të Tetovës.

18/04/2022
| Arsim, Maqedoni

Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot u prit në një vizitë nga filantropi i njohur shqiptar, pronari i kompanisë prestigjioze ndërkombëtare Ecolog. Bashkëpunimi me kompani të njohura që operojnë në vendin tonë, e sidomos me kompanitë që veprimtaritë e tyre i zhvillojnë në mbarë botën, ka qenë dhe do të mbetet prioritet i drejtuesve të Universitetit të Tetovës.

Për këtë qëllim, sot u realizua takimi mes Prorektorit për Arsim të UT-së dhe pronarit të Kompanisë Ecolog. “Ne i jemi mirënjohës kompanisë që Ju e drejtoni për mbështetjen që i ka dhënë universitetit tonë ndër vite, zhvillimit ekonomik dhe përkrahjen e pakushtëzuar ndaj institucioneve shqiptare kudo në rajon. Universiteti ynë tashmë i konsoliduar ka bërë hapa të mëdhenj përpara, si në avancimin mësimor – shkencor dhe projekte të tjera me rëndësi jetike. Sikurse jeni në dijeni, ne në përvjetorin e ligjëratave të para, pas një pune të jashtëzakonshme të ekipit kompetent, arritëm që ta botojmë Monografinë e Universitetit të Tetovës, që përfshinë periudhën “1994/5-2004/5”, ndaj më lejoni që në emër të ekipit botues, profesorëve dhe studentëve të të gjitha gjeneratave t’ua dhuroj Monografinë që ne e konsiderojmë si publikimin më të rëndësishëm të Universitetit tonë”, tha Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Monografia e Universitetit të Tetovës, Lazim Destanit i’u dhurua në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë ndër vite për zhvillimin e Universitetit tonë, mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj themeluesit dhe Rektorit historik, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, në misionin e tij titanik për arsimin e lartë në gjuhën shqipe, projektit më madhështor në historinë moderne të kombit shqiptar.

Lazim Destani e vlerësoi lartë punën e realizuar për botimin e kësaj monografie, sikundër shprehu gatishmërinë e tij të vijojë bashkëpunimin dhe të ofrojë ndihmën e kompanisë që ai drejton për përparimin e kësaj qendre të arsimit të lartë në gjuhën shqipe – Universitetit të Tetovës.

 


Publikimi i mëparshëm

FRENSIS FUKUJAMA – “FUNDI I HISTORISË”

Publikimi i radhës

Franca më e pavarur, Evropa më e fortë

Publikimi i radhës
French President and La Republique en Marche (LREM) party candidate for re-election Emmanuel Macron celebrates after his victory in France's presidential election, at the Champ de Mars in Paris, on April 24, 2022. (Photo by Ludovic MARIN / AFP)

Franca më e pavarur, Evropa më e fortë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!