• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Studentët e FTUU-së të Universitetit të Tetovës realizuan vizitë studimore në fabrikat e njohura për prodhimin e lëngjeve dhe ujërave në Republikën e Kosovës

Sipas profesorëve të FTUU-së, vizitat e kësaj natyre kryhen me qëllim që studentët të njihen më për së afërmi me procesin praktik të prodhimit teknologjik.

01/04/2022
| Arsim, Kosovë, Maqedoni

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të udhëhequr nga profesorët e tyre, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, Prof. Dr. Namik Durmishi dhe Prof. Dr. Gafur Xhabiri, më 29 mars 2022, realizuan një vizitë studimore në  ndërmarrjet e njohura për prodhimin e lëngjeve dhe të ujit në Republikën e Kosovës. Sipas profesorëve të FTUU-së, vizitat e kësaj natyre kryhen me qëllim që studentët të njihen më për së afërmi me procesin praktik të prodhimit teknologjik.

Ata thonë se krahas pjesës teorike që studentët e zhvillojnë gjatë procesit mësimor – shkencor, puna praktike ka rolin e saj të rëndësishëm në plotësimin e njohurive të nevojshme për studentët tanë.

Me këtë qëllim, profesorët dhe studentët e FTUU-së kryen një vizitë me karakter pune në qytetin e Gjilanit, në fabrikën për prodhimin e lëngjeve natyrale “MOEA- Frutomania” dhe fabrikën për përpunimin dhe prodhimin e ujit pa gaz dhe të gazuar ”DEA”.

Pronarët dhe punonjësit e këtyre sipërmarrjeve, z. Qëndrim Ramadani dhe z. Jeton Hoxha, për studentët e UT-së shpjeguan ecurinë e punës dhe procesin e përgjithshëm të prodhimit të lëngjeve dhe ujit i cili në fabrikat e sipërthëna kryhej në kushte moderne si rezultat i investimit në sistemin tekniko –teknologjik. Gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës, mësimin teorik që e kanë përfituar në kuadër të lëndës Teknologjia e prodhimit të pijeve joalkoolike dhe freskuese, studentët e UT-së patën mundësi ta shohin se si i njëjti realizohet me sukses edhe praktikisht.


Publikimi i mëparshëm

ZHAN-ZHAK RUSO

Publikimi i radhës

MODELI I ASNJANËSISË SË SUEDISË DHE TË AUSTRISË – I PAPRANUESHËM PËR KIEVIN

Publikimi i radhës
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

MODELI I ASNJANËSISË SË SUEDISË DHE TË AUSTRISË – I PAPRANUESHËM PËR KIEVIN

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!