• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Advije Nici – Kuriu, themeluesja dhe dirigjentja e korit të parë të qytetit të Tetovës

 “Mrekullia e pedagoges dhe trimëreshës Kosovare, Advije Nici Kuriu” | Nga Hamdi Islami (koleg i Advijes – arsimtar i muzikës në shkollën “Istigball” të Tetovës).

09/03/2022
| Kulturë, Maqedoni

Kur në Normalen e Tetovës, të hapur disa vite më parë në kuadër të gjimnazit, lëndën më të bukur e të domosdoshme për mësuesit, atë të muzikës, e “jepte” një serb i Shumadisë, e që tërë orën lexonte gazetë, nga vitit 1967, në vend të tij ia behu një profesoreshë e re shqiptare nga Mitrovica e Kosovës, e diplomuar për muzikë në Prishtinë. Atë e kishte pru në Tetovë martesa me profesorin e njohur të matematikës, Ismailaki Kuriun. Për disa vjet me radhë ajo e dha këtë lëndë me tamam, duke i ushtruar nxënësit edhe në mësimin e mandolinës si instrument i domosdoshëm për mësuesit e rinj.

Por ajo që e bëri atë të njohur ishte kur, më 1973, bashkë me arsimtarin Hamdi Islami, i diplomuar poashtu në Prishtinë për muzikën pedagogjike, themeluan KORIN të PARE shqiptar në Tetovë, mbase edhe në Maqedoni. Dhe shkak ishte që në Tetovë, në cdo dy vjet mbahej Festivali i Koreve Amatore nga e gjithë Maqedonia, me pjesëmarrje të mbi 30 koreve vetëm maqedonase. Kur ai një ditë i shkoi në gjimnaz për të biseduar për këtë, megjithëse nuk ishin njohur më parë, ajo e priti si vëllanë e vet e nuk ja bëri fjalën dy, duke i thënë se kjo punë duhet nisur menjëherë. Po kur i tha se ajo do ta dirigjonte korin ndërsa ai do të ishte ndihmësi i saj në mësimin e këngëve në raste kur ajo mund të mungonte, ajo ia preu shkurt dhe kosovarce: Jo, qe besa! Poqese mendon kështu, atëherë në vend e lëmë menjëherë! Ose të barabartë, ose ndryshe nuk bëhet! Unë dy këngë, ti dy këngë, aq sa lejon festivali. Dhe kështu u vendos e u bë: t’i mësonin e dirigjonin nga dy këngë me të cilat do të merrnin pjesë në festival. Ajo i zgjodhi dy  të përpunuara për kor nga Lorenc Antoni : “Hajt të dalim o kah pazari” dhe “Kënga e Rexhës”, ndërsa ai “Kah na erdhën këta partizanë” dhe “Erdh misiti” të Fahri Beqirit. Por cudia erdhi pastaj, kur kori i përzier 4 zërash, dy femrash e dy meshkujsh me nga 30 anëtarë, u vendos në tri shkallinat e skenës me ato veshje në uniformë: femrat me fustana të bardhë e të gjatë, ndërsa meshkujt me këmisha të bardha, pallto e pantallona teget me kollaro flutur në qafë, që i jepnin një bukuri të rrallë, Po bukuria e befasia më e madhe erdhi mëpastaj kur dirigjentja Advie, e veshur njësoj si të gjitha vajzat, nxënëset e veta, që i kishte  marrë nga gjimnazi e pa to nuk do mund të  formohej kori, doli nga prapa perdes dhe erdhi e qëndroi përpara në mes.

Si bëri një përkulje të lehtë përrballë spektatorëve të ulur gjer në karrigen e fundit të sallës së madhe e që thua se e kishin ndalur frymën, ajo eci drejt pianinos për të dhënë intonacionin e këngës. Pastaj, përsëri në maje të gishtave, erdhi e qëndroi aty ku qe më parë dhe ngriti duart për të dirigjuar. Prapa saj sikur s’kish njeri, edhe pse salla ishte e tejmbushur me spektatorë shumica e të cilëve ishin të palës tjetër se vërehej nga përbërja gjinore. Për herë të parë në këtë sallë jehoi kënga korale shqipe në një festival që vite me radhë kishte qenë privilegj i vetëm maqedonasve. Ata për herë të parë shihnin jo vetëm një kor shqiptar, po edhe një grua dirigjente, gjë që nuk kishte ndodhur nga më shumë se 30 koret e tyre që vinin nga e gjithë Maqedonia. Deshën s’deshën, ua dhanë vendin e tretë. Një javë para se të mbahej festivali i radhës, u erdhi nji zarfë e mbyllur. Pasi e hapën, mbetën të shtangur. Në të  ishte Himni maqedonas me urdhër që ta këndojnë si këngë të detyrueshme ashtu si të gjitha koret e tjera. Provokacioni ishte i qartë. C’ ke ti? E marr unë ta dirigjoj, tha Advia, kur pa ngurimin e “ortakut” që propozoi të mos merrnin pjesë në festival. Ata atë duan. Ti vetë ke thënë se kjo është më shumë punë inati se arti. Prandaj do ta mësojmë edhe sikur himni i dreqit të jetë! Nuk e kupton që ata duan me një gur të vrasin dy zogj? Të mos marrim pjesë në festival dhe të na etiketojnë si irredentist! foli Advia.

Erdhi viti ’81. Kosova vlonte nga demonsratat për clirim nga zgjedha serbe. Erdhi edhe muaji Maj, kur mbahej festivali radhës. Një urdhër tjetër e kishin futur në zarfë: tu dërgoheshin titujt e këngëve dhe tekstet e përkthyera në maqedonisht. Njera nga dy këngët e Advies quhej SHAMIKUQJA. Kjo këngë nuk do të këndohej në festival me arsyetimin bajat se titulli është provokues dhe në tekst përmendet emri i një qyteti të një shteti tjetër (Elbasan). Tri të tjerat u lejuan. Si zakonisht, në fund u mbajt konsultimi dhe kokteji.  Dy dirigjentët shqiptarë, të indinjuar nga ajo që ndodhi, nuk morën pjesë në diskutim as në koktej. Në të dalë, ndërsa ecnin hollit dy shqiptarët, njeri nga kompozitorët e tyre me mbiemrin Gollabovski iu afrua “ortakut” të Advies dhe e pyeti: cili nga kompozitorët kosovarë ishte autor i asaj kënge që e dirigjove ti e ku u përdor daullja e mandolla? Shumë bukur tingëllonte!

Deri sa priste të merr përgjigjen e ndrojtur, Advia trime ia priti në serbokroatisht: Ky kompozitorë është nga Shqipëria quhet Cesk Zadeja!” Kompozitori me “famë’ iku si i përvëluar.

Në vazhdim flet e bija, Arjana Kuriu Grubi:

Në prag të 8 Marsit mu dha mundësia, si vajza e prof Advije Nici Kuriut nga Historia e Artit Muzikore të tregoj një biografi të shkurtër për të. Une me motren time binjake Ilirjanen vazhduam hapave te nenes tone ne lemine e Muzikes diplomuam per Piano ne Prishtine.Une punoj qe nga themelimi e UT nga viti 94 e cila ligjeroj lenden e Pianos kurse motra ime eshte pedagoge e pianos ne shk e Muzikës Prenk Jakova në Prishtinë.Kam kryer shkallën e tretë në Shën Kiril në Shkup në Metodikën e Pianos, kurse motra ime shkallen e trete ne Prishtine për Piano.

Ndjej nje obligim moral ndaj nenes time te ndjere, qe te them disa fjale rasti ku ajo do ishte shume krenare nese do ishte gjalle dhe te perjetonte te arriturat e mija . sepse per te Tetova ishte vendelindja e saj e dyte.

Mirpo pas kësaj dua të tregoj se nënën time e përjashtojnë nga Gjimnazi I Tetovës dhe e transferojnë në shkollën fillore të fshatit Bogovinë…mirëpo Advija ishte një grua shumë punëtore sepse edhe në këtë shkollë ajo formon korrin e vajzave.

Pra,me fjalë të tjera dua të përfundoj këtë fjalim për nënën time se ajo ngjalli Artin muzikorë si diregjentja e pare shqipëtare në këtë qytet dhe në Maqedoninë e asaj kohe.  Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty MAMI ADVIJE. artkulture.al


Publikimi i mëparshëm

Të botohen libra për figurat historike

Publikimi i radhës

Shkrimtari ukrainas që jeton në Kiev letërkëmbim me Visar Zhitin | Lufta jonë si e Kosovës, shpresoj të mbijetoj…

Publikimi i radhës
Visar Zhiti & Dmytro Chystiak

Shkrimtari ukrainas që jeton në Kiev letërkëmbim me Visar Zhitin | Lufta jonë si e Kosovës, shpresoj të mbijetoj…

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!