• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Prorektori për Arsim i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti zhvilloi takime pune me Zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi dhe Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Artan Grubi e përgëzoi Prorektorin për Arsim të UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ametin për punën  voluminoze që kanë bërë bashkë me recensentët dhe bashkëpunëtorët e tjerë, për daljen në dritë të kësaj Monografie. 

01/03/2022
| Arsim, Maqedoni

Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim pune me Zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Prof. Dr. Vullnet Ameti, në cilësinë e Kryeredaktorit të Monografisë, Zëvendëskryeministrit Artan Grubi  ia dhuroi edhe zyrtarisht Monografinë e Universitetit të Tetovës (1994/1995).

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Artan Grubi e përgëzoi Prorektorin për Arsim të UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ametin për punën  voluminoze që kanë bërë bashkë me recensentët dhe bashkëpunëtorët e tjerë, për daljen në dritë të kësaj Monografie.  “Pranova nga Prorektori për Arsim i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, një dhuratë shumë të çmuar, Monografinë e Universitetit të Tetovës (1994/1995-2004/2005), si retrospektivë të rrugëtimit për themelimin dhe zyrtarizimin e vatrës sonë të dijes, momente këto të përjetësuara me shumë kujdes në 15 kapituj me 295 materiale burimore. E përgëzova zotëri Ametin për angazhimin e tij, si kryeredaktor i kësaj vepre, që tashmë do të zërë vend të posaçëm në bibliotekat tona dhe të shumë brezave pas nesh, si përkujtues më i mirë i rolit të universitetit tonë të parë në vend”, tha zotëri Artan Grubi, Zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së vendit tonë.

Pas takimit me Zëvendëskryeministrin Artan Grubi, Prorektori për Arsim i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti është pritur në takim edhe nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Ky takim ishte me karakter pune, ku u diskutua për sfidat e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shumë tema të tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë arsimore, shkencore të Universitetit të Tetovës. Po ashtu, në këtë takim Prorektori për Arsim i UT-së, Prof. Dr. Vullnet, Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqirit ia dhuroi Monografinë e Universitetit të Tetovës (1994/1995).

Edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, e përgëzoi Prof. Dr. Vullnet Ametin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që ka dhënë deri në finalizimin e plotë të botimit të kësaj Monografia, ku pasqyrohet historiku i Universitetit të Tetovës në periudhën 1994/1995.


Publikimi i mëparshëm

Thellohet bashkëpunimi mes fakulteteve të filologjisë të Universitetit të Tetovës dhe Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës

Publikimi i radhës

Kompanitë më të mëdha botërore në industrinë e kinematografisë kanë vendosur ta sanksionojnë Rusinë

Publikimi i radhës

Kompanitë më të mëdha botërore në industrinë e kinematografisë kanë vendosur ta sanksionojnë Rusinë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!