• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Antologjitë tona të tregimit

12/01/2022
| Kulturë, Rajon

Tregimi si histori

Mark Simoni – Qysh në kohët e vjetra letërsia është shoqëruar me vegla muzikore, dhe është thënë në vargje, si një instancë më e lartë se sa kallzimet dhe rrëfimet e përditëshme e të zakonshme, duke i dhënë letërsisë atë nur dhe hijeshi, atë status që i përket njerëzve jo të zakonshme. Dhe që nga Epi i Gilgameshit”, tragjediografët dhe komedianët e antikitetit, bashkë me Homerin, e deri tek Dante i shekullit 13, Shekspiri dhe Servantesi të të 15 shekull, veprat letrare janë shkruar vetëm në vargje, si art i fjalës së kuruar, i rimës dhe i figurës, i muzikalitetit. Jehonë e kësaj mënyre letrare është dhe “Lahuta e Malcisë”, që megjithëse është e shekullit të 20, përsëri ajo u shkruajt në vargje, si shenjtëri e letërsisë së elitës. Apo dhe “Këngët e Milosaos” (që për mua është romani i parë shqiptar).

Më vonë tërë atyre veprave në vargje, erdhi proza, me letërsinë e shkruar si rrëfim, si tregime dhe ndodhi. Kjo mënyrë të shkruari u duk se ia hoqi atë gjendjen e fisme të vargut letërsisë, e bëri letërsinë mall për të gjithë. Megjithëse njerëzit rrëfejnë dhe thonë histori gjithëfarë lloji qysh se ka lindur bota, me bëmat, ndodhitë e ngjarjeve, subjektet e kallzuar brez pas brezi, tregimi si gjini letrare, si stil dhe zhanër i shkruar, është krejt i vonë, bash i kohëve të reja dhe moderne. Borgesi duke ndjerë këtë handikap mes lexuesit tradicional të letërsisë në vargje dhe lexuesit të ri të tregimit si prozë, përdori një rrugë të ndërmjetëme. Para se të fillonte tregimin, ai bënte një ese të shkurtër pikërisht për tregimin që do të vinte më pas.

Në vijim të kësaj logjike, po them se, më impresionon shumë titulli i librit të parë me tregime, që historia e letërsisë e ka si fillesë zyrtare. “Një përrallë e stërthënë” është titulli. Pra diçka e treguar kohë pas kohe, por që tani, ja erdhi koha që edhe ta shkruajmë ashtu siç e kemi thënë, me prozë e rreshta të gjatë, pa rima dhe muzikë. Këtë libër e ka shkruar Nathanil Hauthorn në vitin 1837, që pasohet më vonë në vitin 1842 nga tregimet e Edgar Allan Poe në revistën Grahams. Madje Poe thotë se tregimi i shkurtër ka një epërsi të lehtë ndaj poezisë përsa i përket formës.

Studiuesja e historisë së prozës së shkurtër J. Kamysz përmend se “Për rreth dy shekuj çehov, Xhois, Mansfild, apo Parker treguan në mënyrë brilante se çfarë pushteti kishte forma”.

Julia Lane, në një shkrim për tregimin e shkurtër, na sjell në vemendje katër stile dhe tendenca autorësh të ndryshëm për të na theksuar më fort se çfarë i solli tregimi dhe proza e shkurtër letërsisë. Lakoniken tek “Dëborat e Kilimanxharos” së Heminguejit, ndërthurjen e përkryer të stilit, formës dhe gjuhës, (si trini e shenjtë) tek vepra e Katerinë An Porter “Përmbledhje me tregime”, ndjeshmërinë gotike duke kombinuar në mënyrë perfekte komedinë e vrazhdë dhe tragjedinë e dhumëshme e solli në prozën e shkurtër Flaneri O’Konor me veprat e saj “Një njeri i mirë është vështirë të gjendet”, dhe me një vepër tjetër që s’më kujtohet dot titulli, si dhe kujtojmë Rajmond Karvers që është rënë dakort se qe sinonimi i mësuesit të tregimit.

Shumë vonë, madje në vitin 1999 është bërë ndoshta Antologjia e parë serioze e prozës së shkurtër me titull “Arti i tregimit”, që si kriter të moshës së autorëve ishte viti limit 1937, dhe pothuaj në të gjithë tregimet e kësaj antologjie çehovi ndjehet si shkrimtari më influent.

A ka traditë proza e shkurtër shqiptare?

Patjetër, madje për kushtet dhe rrethanat në të cilat zhvillohej letërsia shqipe, mendoj se ka patur mjaft tituj. Që nga 1862 Engjëll Radoja në Romë boton Prozë fetare, apo 30 e sa vite më vonë Vissar Dodani në një skaj tjetër, në Bukuresht, boton një Antologji të tregimeve të veta. Në 1909, nga Selaniku, Mihal Grameno sjell tre libra: “Oxhaku”, “E puthura” dhe Var’ i pagzimit”, ndërsa pak vite më vonë Ndoc Nikaj po me këtë intensitet na sajdis me librat e tij “Fejesa në djep” dhe “Shkodra e rrethueme”.

Mit’hat Frashëri “Hi dhe shpuzë” 1914, (nga Sofja), Ndoc Nika “Bukurusha” 1918, dhe “Lule n’thes” 1920. Nga Kajro në 1922 vjen libri i Milo Duçit “Midis dy grash” si dhe 7 vite më vonë në Zadar botohet libri “Hija e maleve” e Ernest Koliqit. Një libër tjetër që pasuroi bibliotekën e prozës qe dhe ai i Nonda Bulkës “Kur qan e qesh bilbili” i vitit 1934. Krijimtaria në prozë të shkurtër intensifikohet, dhe tashmë vit pas viti shtohet vitrazhi i librave me tregime dhe historia e shkrimit të tij. 1935 “Tregtar flamujsh” (Ernest Koliqi), 1936 “Novelat e qytetit të veriut” (Migjeni), 1938 dy libra. “Plagët e kurbetit” e Milto Sotir Gurrës, dhe “Net shqiptare” e Mitrush Kutelit. “Yjet e këputur” e shkroi Vedat Kokona në 1940, dhe fill pas një viti vjen e para prozatore shqiptare Musine Kokalari me librin “Diç më thotë nëna plakë”, që do të bëjë pas dy vitesh dhe librin e saj të dytë “Sa u tunt jeta”. Në këto vite kemi dhe “Ago Jakupi dhe të tjera rrëfime” të Mitrush Kutelit, apo dhe “Kapllan Aga i Shaban Shpatës” i po këtij autori

Antologjitë tona të tregimit

Herë pas here në Shqipëri është munduar të përndizet ndonjë inisiativë për të bërë antologji të tregimit, por që, ose ato kanë qenë modeste dhe kanë kaluar pa lënë ndonjë impresion, ose kanë patur ndonjë modul të gabuar që iu ka kaluar lexuesve anash vëmëndjes, pa iu tërhequr dëshirën për t’i marrë në dorë. 1990 është një antologji e titulluar ………………………., pastaj në 2004 kemi dy të tilla, një e shtëpisë botuese Orana, dhe tjetra e OMBRA GVG, e pastaj një e organizuar nga Prençi, e një tjetër me titullin shterrues të botuar nga Ardian Klosi, tregimet e shkurtëra shqiptare.

Antologjia e re

Por ngjarja më fatlume, që ka lidhje me tregimin shqip deri më tani, madje dhe inisiativa më serioze për të mbledhur në një, tregimet e prozatorëve më të mirë të shqipes është “Antologji e tregimit shqiptar, shekulli XXI”, me 101 tregime dhe autorë. Një përzgjedhje dhe mbledhje e kujdesshme, një kurim estetik për tu patur lakmi, një përfshirje në këtë libër e të gjitha rrymave dhe tendencave letrare të prozës shqipe, (pa përjashtuar apo lënë jashtë asnjë shkollë tregimi të aplikuar nga autorë tanët). “Klubi i poezisë” Tiranë dhe botuesi Rexhep Shahu na japin në dorë volumin më të mirë deri më sot të prozës së shkurtër, na prezantojnë atë univers që ka mundur të thotë tregimi ynë, i sjellin bibliotekës letrare shqipe dinjitetin e vërtetë të narrativës sonë të shkurtër, me tekstet më brilante.

Përzgjedhja me sqimë, me delikatesë dhe koshiencë të lartë, me finesë dhe me një regjistër të lartë shijeje dhe leximi, me një dashuri (që më shumë është për tekstet se sa për emrat e autorëve), na ka sjellë një pasuri të vyer të prozës së shkurtër tonën, një Antologji që të jep kënaqësinë e leximit, një Antologji që është dhe libër pune për studiuesit e prozës së shkurtër që merren me dinamikën e krijimtarisë shqipe, që merren me anatominë e tregimit tonë, që merren me fenomenologjitë dhe karakteristikat e letërsisë së autorëve të ndryshëm. Rexhep Shahu, Liljana Kristuli dhe Izet Duraku duhet të përshëndeten për punën kualitative që kanë bërë, për të na dorzuar ne si lexues një Antologji të qëruar dhe të punuar me shumë kujdes dhe profesionalizëm. Mapo.al


Publikimi i mëparshëm

Studentët e UT-së morën pjesë në ligjëratën e mbajtur nga Presidenti Ilir Meta

Publikimi i radhës

Mjafton të studiosh Xhojsin të kuptosh se pjesa e parë e shekullit XX paraqet një epokë të eksperimenteve në të gjitha fushat e kulturës

Publikimi i radhës

Mjafton të studiosh Xhojsin të kuptosh se pjesa e parë e shekullit XX paraqet një epokë të eksperimenteve në të gjitha fushat e kulturës

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!