• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

53 – vjetori i demonstratave të flamurit në qytetin e Tetovës

Demonstratat e vitit 1968 mbeten një ngjarje e shënuar në historinë politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Kjo ngjarje realisht shënon reagimin më dinjitoz ndaj një sistemi, i cili në esencë ishte kundër qenies shqiptare, kundër simbolikës që identifikon shqiptarët si komb me identitet dhe me një histori të bujshme.

22/12/2021
| Aktuale, Maqedoni

Historia na rrëfen se qëndresa e kombit tonë ndaj përpjekjeve të armiqve pushtues, shtypës e gjenocidal, përfshin data e vite të ndryshme. Njëra prej këtyre datave padyshim është edhe 22 dhjetori i vitit 1968, data  e demonstratave të flamurit në qytetin tonë.

Demonstratat e vitit 1968 mbeten një ngjarje e shënuar në historinë politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Kjo ngjarje realisht shënon reagimin më dinjitoz ndaj një sistemi, i cili në esencë ishte kundër qenies shqiptare, kundër simbolikës që identifikon shqiptarët si komb me identitet dhe me një histori të bujshme. Pikërisht në këtë vit, tetovarët demonstruan vullnetin e tyre kombëtar dhe afirmimin e identitetit të tyre historik dhe kulturor, duke shënuar kështu zgjimin e tyre, një zgjim që do të vijë nëpërmjet shumë figurave intelektuale rezistuese, por edhe të rinisë së asaj kohe, e cila pa hezitim u vendos në mbrojtje të dinjitetit kombëtar, në mbrojtje të flamurit, të shpaluar nga veprimtarët e asaj kohe.

53 vjet pas demonstratave në Tetovë besojmë se është krijuar distanca historike që këtë ngjarje ta shohim nga një kontekst më i gjerë, duke u shërbyer me shënime të ndryshme më mediat e kohës dhe me dokumentet e ndryshme arkivore.

Sipas studiuesve, demonstratat shpërthyen pas një akumulimi shumëvjeçar të revoltës kundër regjimit të dhunshëm jugosllav në raport me shqiptarët. Trazirat nuk ishin të rastësishme. Tetovës asnjëherë nuk i ka munguar fryma kombëtariste dhe njihet si qendër rezistuese ndaj ideve pansllaviste. Gjithashtu, kujtesa kolektive kishte depozituar kujtime të hidhura prej një periudhe paraprake, veçanërisht prej viteve të para të regjimit komunist, kur shumë shqiptarë ishin ekzekutuar pa gjyq, shumë të tjerë ishin dënuar me burg të rëndë ose ishin detyruar të largoheshin dhe të kërkonin azil politik në shtete të ndryshme

Ne sot, përulemi me nderim para veprës, sakrificës së organizatorëve, para vuajtjeve të të burgosurve shqiptarë, u shprehim nga zemra mirënjohjen e përjetshme dhe falënderimin e thellë për vendosmërinë dhe misionin titanik në  shërbim të avancimit të kauzës sonë kombëtare.

 

 


Publikimi i mëparshëm

24-30 dhjetor 2021 | Në Tetovë do të mbahet Panairi i librit

Publikimi i radhës

Rektori i UT-së e priti në takim profesorin amerikan Jim Lofton

Publikimi i radhës

Rektori i UT-së e priti në takim profesorin amerikan Jim Lofton

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!