• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

PROFESORËT E FAKULTETIT JURIDIK, FATON SHABANI, JUSUF ZEJNELI DHE EBRAR IBRAIMI LIGJËRUAN NË UNIVERSITETIN E OSIJEKUT TË REPUBLIKËS SË KROACISË

Ata me prezantimet e tyre u fokusuan në trajtimin e tematikave më aktuale nga sfera e së drejtës tregtare, kushtetuese dhe shkencave politike, duke këmbyer përvojat nga këto lëmenj, krahas përcaktimeve të legjislacioneve përkatëse.

24/11/2021
| Arsim, Rajon

Në kuadër të programit Erasmus Plus, profesorët nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës: Prof. Dr. Faton Shabani, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Prof. Dr. Ebrar Ibraimi, mbajtën cikël ligjëratash në Fakultetin Juridik të Universitetit të Osijekut “Josip Juraj Strossmayer” në Republikën e Kroacisë.

Ata me prezantimet e tyre u fokusuan në trajtimin e tematikave më aktuale nga sfera e së drejtës tregtare, kushtetuese dhe shkencave politike, duke këmbyer përvojat nga këto lëmenj, krahas përcaktimeve të legjislacioneve përkatëse.

Ata qëndruan në këtë fakultet nga data 15 deri më 19 nëntor 2021 dhe përveç procesit të ligjëratave, njëkohësisht realizuan edhe bashkëpunime shumë të frytshme dhe shpresëdhënëse me profesorët nga ky institucion. Nisur nga fakti se ky fakultet ka një traditë shumë të gjatë dhe të afirmuar, në veçanti të studimeve të drejtësisë, profesorët kishin mundësinë e shkëmbimit të përvojave gjatë bashkëpunimit përkatës. Duhet theksuar edhe rëndësinë e takimit që profesorët realizuan me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë, Prof. Dr. Milaim Fetai dhe konsullin e nderit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë me seli në Osijek, njëherit kryetar i Bashkësisë Kombëtare Shqiptare për Sllavoni dhe Baranje, Basri Haliti. Besojmë se këto përvoja, praktika të reja dhe njohuri të veçanta, do të shërbejnë për avancimin e tërësishëm të procesit mësimor të Universitetit të Tetovës.


Publikimi i mëparshëm

Margaret Atwood vjen në shqip me Kënga e Penelopës, portretizim i besnikërisë bashkëshortore

Publikimi i radhës

Në UT u organizua Seminari XV Ndërkombëtar i Albanologjisë

Publikimi i radhës

Në UT u organizua Seminari XV Ndërkombëtar i Albanologjisë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!