• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

UT do ta organizojë Seminarin XV Ndërkombëtar të Albanologjisë

12/10/2021
| Kulturë, Rajon

Më 22 nëntor 2021, në Universitetin e Tetovës do t’i zhvillojë punimet Seminari XV Ndërkombëtar i Albanologjisë. Tema qendrore e edicionit të sivjetmë është: Shqiptarët dhe kultura e kujtesës. Seminari i Albanologjisë është një ngjarje e rëndësishme për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Në edicionet e kaluara kanë marrë pjesë studiues të njohur nga rajoni dhe bota të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të qenësishëm për historiografinë shqiptare. Sipas organizatorëve, këtë vit seminari do t’i zhvillojë punimet e tij në gjashtë sesione:

LETËRSI

– Studimet imazhologjike në kulturën shqiptare
– Sfidat e grave shkrimtare në letërsi
– Përkthimi në epokën e globalizimit
– Letërsia për fëmijë
– Letërsia dhe lufta
– Teksti në periudhën digjitale
– Receptimi i letërsisë shqipe në botë
– Kulmet e letërsisë shqipe

GJUHËSI

– Studimet gjuhësore në dhjetëvjeçarin e fundit
– Politikat gjuhësore në hapësirat shqiptare
– Gjuha shqipe në librat e përkthyer
– Gjuha shqipe dhe mediat e reja

KULTURË

– Perspektivat kulturore në shekullin XXI
– Kultura dhe shoqëria civile
– Kultura në kohën e distancës
– Kultura dhe qyteti
– Shumëllojshmëria kulturore si pasuri
– Turizmi kulturor
– Migrimi dhe identiteti
– Imazh dhe mirazh: “Tjetri” në kulturën shqiptare dhe ballkanike
– Qendrat dhe periferitë kulturore
– Pikëtakimet kulturore në Ballkan
– Kultura elitare dhe kultura e masave

HISTORI

– Historiografia shqiptare në shekullin XXI
– Evropa dhe Ballkani, e kaluara dhe perspektiva
– Ballkani i paragjykuar
– Shqiptarët në shënimet mesjetare
– Shqiptarët në literaturën botërore

TRASHËGIMI

– Trashëgimia shqiptare
– Folklori dhe interneti
– Tradita dhe moderniteti
– Kultura materiale dhe shpirtërore e shqiptarëve

MEDIA

– Sfidat e mediave në shekullin XXI
– Mediat dhe albanologjia

Mbajtja e Seminarit XV me radhë të Albanologjisë, këtë vit përkon me 113 – vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe, një ngjarje historike së cilës Universiteti i Tetovës ndër vite i ka kushtuar vëmendjen e duhur me organizimin e akademive solemne.


Publikimi i mëparshëm

Në UT u promovua libri “Gjuha e urrejtjes gjatë kampanjës zgjedhore parlamentare 2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

Publikimi i radhës

UT vazhdon bashkëpunimin e suksesshëm me profesorët amerikanë  

Publikimi i radhës

UT vazhdon bashkëpunimin e suksesshëm me profesorët amerikanë  

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!