Për shkak të pandemisë, Panairi i librit për herë të dytë u realizua në ambient të hapur në kompleksin Ai Arena. Shtëpitë botuese të pranishme në panairin e sivjetmë shprehën kënaqësi nga paraqitja konceptuale, vazhdimësia e panairit dhe kushtet e sigurisë për mbajtjen e tij të papengueshme.
Sipas organizatorëve, interesi për lexim është në ngritje të vazhdueshme në disa vitet e fundit që tregon edhe numri i vizitorëve, që në këto kushte pandemie arriti 15.000.
Në panair u prezantuan mbi 60 ekspozues, u organizuan promovime të edicioneve të reja dhe autorë në Qendrën promovuese dhe në stendat e botuesve. Gjatë panairit të librit, u ndanë edhe çmimet nga Asociacioni i botuesve të Maqedonisë (MAI), si dhe çmimet nga Shoqata e botuesve dhe librarëve të Maqedonisë (SHBLM).
“Motiv shtesë për organizim të ngjarjes së këtillë është e dhëna se autorët vendorë vijnë në shprehje dhe gëzon fakti që popullata e re edhe këtë vit mori pjesë të konsiderueshme nga numri i përgjithshëm I vizitorëve të panairit”, theksojnë organizuesit në kumtesë.
Panairi është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Qytetit të Shkupit.