• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës ofron programe të reja studimore për vitin akademik 2021/22

OFERTA E RE AKADEMIKE E FAKULTETIT FILOLOGJIK TË UNIVERSITETIT TË TETOVËS PËR CIKLIN E DYTË

15/09/2021
| Arsim, Maqedoni

Prof. dr. Berton SULEJMANI – dekan i Fakultetit Filologjik | Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës është një ndër fakultetet e para të këtij institucioni të arsimit sipëror që nga themelimi. Ky fakultet, në vete ngërthen studimin e gjuhëve amtare, njëherazi dy gjuhëve zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, ky fakultet ofron studimin edhe të gjuhëve të huaja si: gjuhës angleze, gjermane, frënge dhe italiane.

Me riakreditimin e programeve të studimit të ciklit dytë dhe akreditimin e programeve të reja të ciklit të dytë, Fakulteti Filologjik, nga viti i ri akademik 2021/22 ofron gjithsej 14  programe të studimeve njëvjeçare dhe dyvjeçare (me këto të fundit fillojmë nga ky vit akademik, fjala është për studimet dyvjeçare):

  1. Gjuhë shqipe (60 ECTS);
  2. Letërsi shqipe (60 ECTS);
  3. Metodika e mësimdhënies së gjuhës dhe letërsisë shqipe (60 ECTS);
  4. Gjuhë angleze (60 ECTS);
  5. Letërsi angleze (60 ECTS);
  6. Metodika e mësimdhënies së gjuhës angleze (60 ECTS);
  7. Gjuhë angleze (120 ECTS);
  8. Letërsi angleze (120 ECTS);
  9. Metodika e mësimdhënies së gjuhës angleze (120 ECTS);
  10. Gjuhë maqedonase (60 ECTS);
  11. Letërsi maqedonase (60 ECTS);
  12. Gjuhë gjermane (60 ECTS);
  13. Metodika e mësimdhënies së gjuhës gjermane (60 ECTS);
  14. Metodika e mësimdhënies së gjuhës frënge (60 ECTS).

Qëllimi i këtyre programe studimore është:

  • të zgjohet dashuria ndaj letërsive dhe gjuhëve kombëtare dhe të huaja;
  • të ngjallet përkushtimi ndaj shkencës së gjuhësisë dhe letërsisë;
  • të përgatiten mësimdhënës të aftë në fushat përkatëse;
  • të përgatiten shkencëtarë të ardhshëm në fushën e filologjisë.

Risitë e programeve të studimeve të ciklit të dytë janë akreditimi i programeve të reja të studimit në fushën e mësimdhënies së gjuhës, të cilat do t’u vijnë në ndihmë mësimdhënësve të gjuhës dhe letërsisë në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri, siç janë:

  1. Metodika e mësimdhënies së gjuhës dhe letërsisë shqipe (60 ECTS);
  2. Metodika e mësimdhënies së gjuhës angleze (60 ECTS);
  3. Metodika e mësimdhënies së gjuhës angleze (120 ECTS);
  4. Metodika e mësimdhënies së gjuhës gjermane (60 ECTS);
  5. Metodika e mësimdhënies së gjuhës frënge (60 ECTS).

Studimet e ciklit të dytë zgjasin dy semestra (sipas modelit 4+1) dhe katër semestra (sipas modelit 3+2).

Të diplomuarit arrijnë nivelin VII A – 60 ECTS dhe VII A – 120 ECTS marrin thirrjen Magjistër i degës përkatëse.

 


Publikimi i mëparshëm

14 – 17 shtator 2021 | Në UT  do të zhvillohet  afati i dytë i regjistrimit të studentëve

Publikimi i radhës

Debati mbi lirinë është gjithnjë me vlerë

Publikimi i radhës

Debati mbi lirinë është gjithnjë me vlerë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!