• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Shkodran Tolaj: Kujtim Alija ishte simbol i jetës artistike

27/08/2021
| Kulturë, Rajon

Të shkruash për profesorin e brezave të tërë i cili kultivoi me aq dashuri e pasion këngën tek fëmijët të cilët sot janë emra në skenën muzikore shqiptare është tejet e vështirë. Të gjesh fjalët e duhura që të ngushëllosh bashkëpunëtorët e shumtë të njeriut që shkriu një jetë të tërë në ngritjen e festivalit mbarëkombëtar të Shkodrës po ashtu është e pamundur. Kujtim Alija ishte simbol i dirigjimit, muzikës dhe jetës artistike shqiptare. Kam patur fatin që të jem pjesë e festivalit në Shkodër që u drejtua me dekada nga mjeshtri i madh Alija dhe fitues i disa edicioneve si autor i këngëve.

Kam patur fatin që bashkërisht i dhamë ngjyrë profesionale shumë aktiviteteve kulturore siç ishte festivali “Ardhmëria” në Deçan ku maestro Alija dha kontributin e tij. U takuam për herë të fundit në festivalin e 59-të të Shkodrës ku u festua edhe 60 vjetori i lindjes së tij. Aty patëm rast të ulemi më tryezën e rrumbullakët ku pati diskutime të shumta nga emra eminent të artit për këngën e fëmijëve dhe problemet në muzikën e sotme. Maestro Kujtimi, i qeshur gjithmonë, optimist për ngjarjet dhe evenimentet shqiptare dhe largpamës me ide e vizione. Ndonëse i rënduar nga shëndeti përcillte dhe nuk i ikte asnjë detaj rreth organizimit dhe mbarëvajtjes së edicionit të fundit të festivalit.
Maestro, nuk e besoj akoma që vetëm pak ditë nga mesazhi që më dërguat privatisht e ku më uronit për sukseset e Ansamblit, çmimin e parë në Bullgari dhe shprehnit gëzimin e madh që ky institucion ka krijuar imazhin artistik tashmë me qendër në Shkup, keni ikur fizikisht nga kjo botë. Dita e sotme është e trishtë për mijëra fëmijë të cilët tek ju shihnin shpresën. Dita e sotme është e trishtë për të instrumentistët që i drejtonit me aq mjeshtri në formacione të ndryshme muzikore. Dita e sotme është e trishtë për qytetarët e Shkodrës tek të cilët kishit fituar një respekt të jashtëzakonshëm. Dita e sotme është e trishtë për familjen e posaçërisht vajzën që ishte aq e lidhur me ju.
Maestro, ne nuk do të themi kurrë lamtumirë! Ti do të jesh me ne përmes veprës së jashtëzakonshme që le pas vetes dhe aktiviteteve të shumta që mbajnë vulën tuaj!

Në emër të Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV do të bëj këtë homazh përkujtimi në ditën më të vështirë për komunitetin artistik duke mos gjetur fjalët e duhura ngushëlluese për humbjen që po ndjejmë.
Ti ishe dhe ngelesh modeli shembullor në artin muzikor shqiptar që vazhdove me aq dashuri rrugën e krijuesve të muzikës shqiptare si Cesk Zadeja, Tish Daija, Martin Gjoka, Palok Kurti, Simon Gjoni dhe një plejade të aristëve të jashtëzakonshëm shkodran që vunë bazat dhe themelet e muzikës shqipe.

Arti shqiptar do të ndjehet përjetësisht borgjli ndaj asaj që i dhuruat muzikës, kulturës, popullit e kombit!
Me nderime e përkulje,

Shkodran Tolaj, miku juaj
Drejtor i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV

Kosova Sot Online

 

 


Publikimi i mëparshëm

Preç Zogaj – “In Love” , një melodi polifonike

Publikimi i radhës

Shqiptarët e Rumanisë në vitet 1900 dhe sot

Publikimi i radhës

Shqiptarët e Rumanisë në vitet 1900 dhe sot

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!