Jason Scorza – Mbylli sytë dhe imagjino një universitet. Nëse je një i diplomuar i një universiteti, do të jetë e vështirë të mos imagjinosh institucionin ku ke studiuar në vitet e rinisë. Me siguri do të shikoni disa ndërtesa jo shumë të qarta në kohë dhe distancë, por akoma të dallueshme. Mbaj sytë e mbyllur dhe do të fillosh ta ndjesh vendin, me shumë mundësi duke rikujtuar dhe aromën e librave të vjetër, ose të gatimit në kolegj, ose brendin e dezinfektuesve që pastronin librarinë. Mbaji sytë të mbyllur pak më gjatë. Nëse je një profesor apo administrator universiteti, atëherë mund të fillosh të imagjinosh institucionin aktual ku je. Por do të jetë e vështirë të shkundësh sirenat e nostalgjisë dhe në mënyrë të pashmangshme do fillosh të krahasosh godinat, kurrikulën dhe njerëzit e të tashmes me ata të viteve më impresionuese të tuat.
Nëse e vazhdon këtë eksperiment pak më gjatë, syri yt i mendjes mund të fillojë të vërdalliset te një nga universitetet historike dhe ikonike të së kaluarës, Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Oksfordit madje dhe tek Universiteti i Cambridge (themeluar më 1209). Ndoshta ju keni vizituar një nga këto dhe jeni frymëzuar ndërkohë që shëtisnit në mesin e arkadave mesjetare, ose përgjatë Bridge of Sights, ose duke bërë shëtitje me varkë përgjatë Lumit Cam. Edhe nëse nuk keni eksperiencë personale në vende të tilla, imagjinata juaj mund të bëjë një përzierje romantike të sallave të mbuluara me dredhka dhe kuadrat me dritëhije. Nëse zgjateni këtu apo nëse jeni frymëzuar të hapni sytë dhe të ktheheni në ditët e tashme plot me sfida dhe mundësi, nuk ka rëndësi se sa gjatë sytë tuaj janë mbyllur, me shumë mundësi ju nuk mundeni të vizualizoni universitetin e të ardhmes, universitetin disi të largët ose të pacaktuar të së ardhmes, universitetin që duhet akoma për të ardhur. Pse ndodh kjo gjë?
Të kujtohesh për të menduar për të ardhmen, nuk vjen në mënyrë natyrale për shumicën e njerëzve dhe akademikët janë njerëz. Të izoluar siç ne jemi nga ndryshimi rigoroz i stinëve, ne zakonisht nuk vëmë mënjanë diçka për dimër, me aksese në kredite të lehta, maturia nuk na mëson ne të kursejmë në ditët me shi dhe të pandjeshëm ndaj ndikimit të konsumit tonë të burimeve natyrore, ne konsumojmë në mënyrë të pamatur pavarësisht rastit dhe deri tani kryesisht simbolike gjeste në drejtim të qëndrueshmërisë. Të shkëputur nga rrënjët tona bujqësore po ashtu dhe nga sensi i përbashkët, ne kemi gjasa të gllabërojmë farën tonë të misrit, të mbingarkojmë veten me borxhe dhe të çojmë në reduktimin e lumenjve tanë, oqeaneve, minierat dhe pyjet. Brezat e ardhshëm, të cilët nuk kanë folur dhe as votuar në lidhje me zgjedhjet që ne bëjmë, po shohim tashmë vetëm veten e tyre. Dhe përse jo? Me dashje apo pa dashje, ne po përballemi me shumë sfida të së tashmes në shërbim të komuniteteve në ditët akademike të tashme. Dhe çfarë kanë bërë brezat e ardhshëm për ne? Aq pak sa duket, aq shumë nga ne janë përgatitur për të bërë për ta.
Nëse duam të kujtojmë të ardhmen, çfarë e ardhme është ajo që duhet të kujtojmë? “E ardhmja është si çdo gjë tjetër, nuk është më siç ka qenë”, shkroi poeti dhe filozofi i famshëm Paul Valery. Nga kjo ai duket se do të thotë së pari, që e ardhmja e imagjinuar apo e parashikuar nga paraardhësit rrallë realizohet. Me të vërtetë, kur ne mendojmë për të ardhmen, është më e thjeshtë të tallesh me të kaluarën, zakonisht sepse teknologjia ose industria, ose popullsia kanë kryer në mënyrë dramatike atë që ishte parashikuar. Përqeshja është gati shumë e lehtë.
Diskursi i së ardhmes
Më kuptimplotë, megjithatë, Valery duket të thotë që diskursi i së ardhmes është në vetvete i parregulluar. “Ne nuk mund ta mendojmë atë në çdo shkallë besimi në përfshirjet tona”, shpjegoi ai. Jo vetëm që do të imagjinohet e sotmja ndryshe ose të parashikohen të nesërme të ndryshme por në varësi të shpirtit të moshës, njerëzit do të mendojnë për natyrën themelore të së ardhmes ndryshe. Kur brezi ynë kujton të ardhmen, është zakonisht për të kënaqur imagjinatën tonë më të panjohurën. Qoftë ky një qytet i pazbuluar, e ardhmja e njerëzimit apo qoftë në mënyrë të rëndomtë, moti, ne e adhurojmë të luajmë rolin e parashikuesit të motit dhe të treguesve të furtunave. Pollyanna dhe Cassandra informojnë me radhë mendimet tona për të ardhmen.
A do të na sjellë e ardhmja nesër një zbulim për zombit? A do të kolonizojë botë të tjera planeti Tokë për shkak të mungesës sonë të gatishmërisë, a do të shkatërrohet nga një asteroid endacak? Nga këto pikëpamje të njohura, e ardhmja është diçka të cilën duhet ta përqafosh apo diçka të cilën duhet ta kesh frikë dhe nëse është e mundur, të shmanget. Megjithatë më pëlqen që të mendoj se sa më të qetët dhe ata që bëjnë më shumë llogari rreth nesh po urojnë dhe janë të aftë të parashikojnë një përqasje të së ardhmes duke kërkuar për të bërë më të mirën dhe të shmangin më të keqen, çfarëdo që ka gjasa të ndodhi dhe duke u bazuar mbi gjykimet mbi trendet mbizotëruese më shumë se sa mendimi utopik apo makthet skenarizuese. Liberale.al