• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 8 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Gjuha shqipe ndër shekuj

24/06/2021
| Kulturë, Rajon

Në Prishtinë po mbahet “Java e Albanologjisë”, e organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi ka marrë pjesë në hapjen e kësaj jave shkencore. Në fjalën e tij, Gjinushi u shpreh se globalizmi është një prirje sunduese në rrjedhat e qytetërimit të sotëm botëror dhe shqiptarët kanë dëshmuar se janë të përgatitur për të jetuar e mbijetuar në identitetin e tyre historik edhe në kushte të kësaj prirjeje.
“Gjuha shqipe, qytetërimi shqiptar e ai parashqiptar, i kanë përballuar ndër shekuj sfidat e mbijetesës: edhe në kushtet e eklipsit të ndriçimit antik helen e romak; ballas me pushtetin e gjuhëve perandorake në Perëndim e në Lindje. Pikërisht kjo përvojë është dëshmia e vitalitetit të trashëgimisë shqiptare dhe themeli i optimizmit tonë për të ardhmen. Ndërkomunikimi midis gjuhëve dhe kulturave në kushtet e sotme, kur bota është kthyer në një “little village”, asnjëherë nuk ka parakuptuar që të sheshohen identitetet etnike, gjuhësore, fetare dhe kulturore.
Janë këto arsye dhe është ky kontekst pse janë me shumë vlerë aktivitete e studime të tilla dhe pse ne jemi duke u kushtuar një vëmendje parësore tri veprave madhore në albanologji: “Historisë së shqiptarëve”, “Fjalorit të madh të shqipes” dhe “Enciklopedisë shqiptare”. Gjithashtu Kryetari i AShSh, vlerësoi nderimin që iu bë njërit prej anëtarëve të Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademikun tonë Jani Thomai, duke i akorduar atij titullin “Anëtar i Nderit” të Institutit Albanologjik. Diasporashqiptare.al

Publikimi i mëparshëm

Madhështia e shkrimtarit argjentinas me prejardhje arbëreshe

Publikimi i radhës

Çamëria duhet ta ketë vëndin e duhur në historinë shqiptare

Publikimi i radhës

Çamëria duhet ta ketë vëndin e duhur në historinë shqiptare

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.