• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 12 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Fakulteti i Kulturës Fizike i UT-së i priti nxënësit e shkollave të mesme të sportit nga qyteti i Tetovës dhe Gostivarit

Duke u nisur nga fakti se ushqimi është ndër elementet kryesore për të qenë një sportist i suksesshëm, Prof. Dr. Hyjnor, Kica mbajti ligjëratë me temën “Të ushqyerit në sport”.

08/06/2021
| Arsim, Maqedoni

Nxënësit e shkollave të mesme të sportit nga Tetova dhe Gostivari i vizituan ambientet e Fakultetit të Kulturës Fizike në Universitetin e Tetovës. Ky takim kishte për qëllim afirmimin dhe avancimin e tyre në aspektin profesional dhe sportiv, me profesorët e këtij fakulteti që treguan gatishmëri për t’u ndihmuar si në teori edhe në praktikë përmes temave të ndryshme, me ilustrime e shembuj konkretë nga përvoja e tyre.

Duke u nisur nga fakti se ushqimi është ndër elementet kryesore për të qenë një sportist i suksesshëm, Prof. Dr. Hyjnor, Kica mbajti ligjëratë me temën “Të ushqyerit në sport”. “Sportistët e rinj të cilët janë të angazhuar profesionalisht në sport, duhet t’i kushtojnë rëndësi të madhe mënyrës së të ushqyerit, sepse ajo nuk ndikon vetëm në arritjen e rezultateve sportive,  por edhe në rritjen dhe zhvillimin e duhur të tyre. Një dietë e papërshtatshme mund të shkaktojë pamjaftueshmëri të materieve energjike që u duhet sportistëve të rinj gjatë stërvitjes ose lojës dhe kjo mangësi mund të shkaktojë sëmundje apo lodhje. Kur një sportist i ri merr sasitë e nevojshme të materieve ushqyese në trup, atëherë ai mund t’i shmangë lëndimet e caktuara” tha mes tjerash në ligjëratën e tij Prof. Dr. Hyjnor Kica.

Në këtë ligjëratë u diskutua edhe për mënyrën e të ushqyerit para, gjatë dhe pas stërvitjes dhe si sportistët t’u shmangen gabimeve në dietë, sepse rezultati sportiv sa varet nga përgatitja fizike po aq varet nga mënyra e drejtë e të ushqyerit. Ushqimi i duhur është i domosdoshëm për sportistët e rinj, sepse ata akoma i nënshtrohen procesit të rritjes.

Ky takim u mbyll me mesazhin se, sporti përveç rezultateve, mundëson një jetë të shëndetshme dhe të lumtur për brezat e rinj.


Publikimi i mëparshëm

Në UT u hap ekspozita e studentëve të programit studimor të Artit Figurativ

Publikimi i radhës

Ideja se gjenerata e ardhshme ndryshon nga ato që erdhën më parë – nuk është e re

Publikimi i radhës

Ideja se gjenerata e ardhshme ndryshon nga ato që erdhën më parë - nuk është e re

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.