Dr. Asllan Hamiti, profesor i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin “ Shën Kirili e Metodi”, në një takim me drejtorin Dr. Ylber Selën, i dhuroi një komplet librash të tij, bibliotekës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës.
Kështu, fondi libror i agjencisë është më i pasur me veprat, shumica e të cilave do të jenë një ndihmesë në zbatimin e Ligjit të përdorimit të Gjuhëve , si p.sh: “Kultura e gjuhës për të gjithë”, “Fonetika dhe fonologjia e gjuhës standarde shqipe” (botimet në shqipe dhe në maqedonishte), “Shtjellime gjuhësore”, “Dialektologjia e gjuhës shqipe”, si dhe veprat me rëndësi për studimin e gjuhës, “Paralelja shqipe në dy fjalorët shumëgjuhësh të Gjorgji Pulevskit”, “E folmja shqipe e Karadakut”.
Prof. dr. Asllan Hamiti është një nga ligjëruesit në trajnimin e përkthyesve dhe lektorëve të administratës shtetërore në organizim të AZGJ-së, që këto ditë rifilloi pas një ndërprerje njëmujore, për shkak të masave kundër pandemisë.
Burimi: https://www.facebook.com/apjazgj/photos/a.632467673882137/1176820549446844