• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 12 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Veprimtari jubilare në 210-vjetorin e lindjes dhe 140-vjetorin e vdekjes së Hasan Tahsinit

Akad.Rexhep Meidani: Hasan Tahsini ishte një dijetar e patriot që duhet të vendoset në panteonin kombëtar të diturisë dhe atdhedashurisë.

23/04/2021
| Kulturë, Shqipëri

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi këtë të enjte një veprimtari jubilare në 210-vjetorin e lindjes dhe 140-vjetorin e vdekjes së filozofit dhe veprimtarit Hasan Tahsini.
Akad. Pëllumb Xhufi, kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, hapi veprimtarinë duke theksuar se Hasan Tahsini ishte i pari që përhapi në perandorinë osmane shkencat e natyrës dhe ligjet e gjithësisë e rruzullimit në historinë e saj, por edhe i pari që përhapi në popullsinë shqiptare mendimin e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, i cili, në historinë e kulturës shqiptare të Rilindjes Kombëtare, ka hyrë si një nga figurat më të shquara të shekullit të XIX.
Akad.Rexhep Meidani në kumtesën e tij e vlerëroi Hasan Tahsinin si një dijetar e patriot që duhet të vendoset në panteonin kombëtar të diturisë dhe atdhedashurisë, i cilësuar njëkohësisht si një nga pionierët e shkencave moderne të shekullit XIX në perandorinë osmane.
Hoxha Tahsini punoi edhe për alfabetin shqip. Ai e donte atë të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera dhe, mbi të gjitha, edhe shprehës të fuqisë së gjuhës shqipe. Hasan Tahsini veprimtarinë intelektuale dhe studimet e nisi në Paris më 1857. Në vitin e parë të qëndrimit të tij në Paris, para regjistrimit në fakultetin e shkencave natyrore në universitetin e Sorbonës, plotësoi dhe thelloi më tej njohuritë e veta duke “rrëmuar” në bibliotekat e pasura të Parisit. Paralelisht me studimet për shkencat natyrore, ai ndoqi leksionet si i jashtëm edhe në disa fakultete të tjera, duke përvetësuar kështu njohuri të thelluara në fizikë e matematikë, astronomi e gjeologji, kimì e biologji, filozofì e psikologji. Si rektor i universitetit të parë në perandorinë osmane, ai ka ristrukturuar dhe programin mësimor, edhe pse kjo binte ndesh me rregullat shtetërore.
Pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri, kur perandoria osmane kishte mbetur nën hijen e kornizave të vjetra tejet konservatore, Hasan Tahsinin e akuzuan për krijimin e një feje të re dhe e izoluan. Hoxha Tahsini ishte i hapur ndaj ideve të reja shkencore, por njëkohësisht ai nuk mund të dilte dhe as nuk doli jashtë kornizave të fesë islame. Ai përpiqej t’i ndërthurte ato në kërkim të të vërtetave të besueshme në funksion të krijimit të një shoqërie të shëndetshme në pikëpamje mendore e morale. Por një orientim i tillë e kishte bërë tepër agresive pjesën më konservatore e fanatike të “elitës” fetare, ndërkohë që Hoxha Tahsini, edhe pse që në fëmijëri u njoh nga i ati me doktrinën fetare, arriti ta shikonte botën edhe nga një këndvështrim i thelluar shkencor bashkëkohor.
Akad. Rexhep Meidani bëri edhe një analizë të risive shkencore të Hasan Tahsinit në veprën e tij “Bazat e astronomisë”, të cilat shpesh përkojnë me fjalën e fundit të shkencës.
Akad. asoc. Mimoza Hafizi foli për kontributin shkencor të Hasan Tahsinit dhe veçmas për librin “Bazat e astronomisë” në kontekstin e zbulimeve më të mëdha të mesit të shekullit XIX.
Hasan Tahsini ishte i ndikuar nga zbulimet europiane, për arsye se kishte qëndruar e studiuar gjatë në Paris. Ndonëse ishte pjesë e një bote lindore, në veprën e tij ai mban dhe shpreh pozicionin e astronomisë europiane të asaj epoke. Akad. asoc. Mimoza Hafizi vlerësoi se “Bazat e astronomisë” është një vepër që qëndron në nivelin më të përparuar të dijes astronomike të epokës kur është shkruar.
Prof. Bashkim Kuçuku foli për përmasat universale dhe kombëtare të veprës së Hasan Tahsinit.
Shkencëtar dhe dijepërhapës enciklopedist, ai është një figurë që edhe sot, pas 210 vjetësh, nuk është përsëdytur, në përmasa të tilla në historinë e kulturës shqiptare. Megjithëse dijet e shumëllojshme i ushtroi larg atdheut dhe jo në dobi të gjindjes së vet shqiptare, ndihmesat kombëtare të tij janë të shquara. Sami Frashëri, në kujtimet e tij, ka shkruar i ndjeri Hoxhë Tahsin ishte një nga ata njerëz të mëdhenj që qindvjeçarët dhe kohët (epokat) i nxjerrin rrallë dhe me vështirësi.
Vepra e tij emancipuese ka qenë në konflikt me formimin dituror dhe mjedisin e Stambollit, tabloja e përmbledhur e të cilit, do të ishte kjo: një zhvillues dhe përhapës i shkencave moderne europiane përballë perandorisë osmane. Duke qenë e papërgatitur për ta mirëpranuar dhe përdorur, me sa mundi, ajo e pengoi, ndaloi dhe zhduku pjesën më të madhe të saj, tha prof. Kuçuku, duke e cilësuar Hasan Tahsinin si mësuesin e rilindësve më të rëndësishëm, Naim e Sami Frashëri, iniciator veprimtarish atdhetare dhe bashkëpunëtor me Kostandin Kristoforidhin, Jani Vreton, Pashko Vasën etj, sidomos për krijimin e alfabetit të shqipes. Ishte kundërshtar i vendosur, me argumente shkencore për të mos pranuar alfabetin arab, sepse nuk i përshtatej shqipes, nuk shprehte tërë gjerësinë dhe pasurinë e saj.
Veprimtarinë e përshëndeti mësuesja Teuta Tabaku që jeton Turqi, e cila falënderoi Akademinë e Shkencave për kthimin e vëmendjes ndaj veprës dhe figurës së ndritur të dijes dhe të rilindjes siç ishte Hasan Tahsini.
Veprimtarinë jubilare e përshëndeti z. Alket Veliu, kryetar i shoqatës “Hasan Hahsini”, i cili falënderoi Akademinë e Shkencave dhe kumtuesit për ndriçimin që i bënë veprës së Hasan Tahsinit, dhe premtoi të kontribuonte në botimin e veprës së plotë.
Burimi: https://www.facebook.com/akademiaeshkencave/

Publikimi i mëparshëm

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës organizoi panel diskutimi për sfidat e studentëve kundrejt pandemisë Covid -19

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës organizoi panel diskutimi për sfidat e studentëve kundrejt pandemisë Covid -19

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.