• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 12 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Për maturantët tanë – Universiteti i Tetovës përfaqëson vatrën e dijes dhe përparimit kombëtar

Përmes kësaj fushate - online maturantët njihen në mënyrë të detajuar me njësitë akademike të Universitetit të Tetovës, si dhe me programet studimore në kuadër të këtyre njësive. Mes tjerash, rëndësi u kushtohet aktiviteteve arsimore dhe shkencore, bursave studentore, projekteve ndërkombëtare për përkrahjen e arsimimit të të rinjve, aktiviteteve studentore, si dhe kushteve dhe mundësive të tjera që universiteti i ofron për studentët. 

09/04/2021
| Arsim, Maqedoni

Qindra maturantë të Gostivarit, të Kërçovës dhe të Strugës, më 8 prill 2021, përmes platformës online nga ligjëruesit e Fakultetit Pedagogjik dhe Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës janë njohur me gamën e gjerë të programeve dhe të drejtimeve studimore që ofrojnë këto dy njësi akademike për vitin e ardhshëm 2021/2022.

Profesorët e Universitetit të Tetovës, të cilët e realizuan prezantimin online në qytetet e lartpërmendura, Doc. Dr. Besa Dogani, Doc. Dr. Arbëresha Zenki Dalipi, Prof. Dr. Lulzime Lutfiu-Kadriu, Doc. Dr. Lulzim Mehmedi, Doc. Dr. Gëzim Xhambazi dhe Doc. Dr. Drita Memeti, takimet online me maturantët e Shkollës së mesme teknike komunale në Gostivar, SHMK “Dr. Ibrahim Temo” – Strugë dhe  të SHMK “Drita” – Kërçovë, i konsiderojnë mbresëlënëse, të frytshme dhe motivuese për të vazhduar misionin e edukimit të gjeneratave të ardhshme.

Po ashtu, më 9 prill 2021, Fakulteti Pedagogjik dhe Fakulteti Filozofik, ofertën promovuese e kanë zhvilluar edhe me maturantët e shkollave të mesme të Tetovës, në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, në gjimnazin “7 Marsi”, në shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori”,  në Shkup në gjimnazin “Zef Lush Marku”, në Kumanovë në gjimnazin  “Sami Frashëri, në Dibër në shkollën e mesme  “28 Nëtori” etj.

Në prezantimin e ofertës akademike për vitin e ardhshëm, para maturantëve të Tetovës, Shkupit, Kumanovës dhe Dibrës, nga dy fakultetet u angazhuan: Prof. Dr. Rabije Murati, Doc. Dr. Teuta Iljazi, Doc. Dr. Makfirete Ameti, Ass. Mr. Afërdita Iljazi – Hoxha, Doc. Dr. Besnik Rameti, Prof. Dr. Buniamin Memedi, Doc. Dr. Teuta Rasimi, Mr.Sc. Dega Marku dhe asistentja Verona Paçuku.

Përmes kësaj fushate – online maturantët njihen në mënyrë të detajuar me njësitë akademike të Universitetit të Tetovës, si dhe me programet studimore në kuadër të këtyre njësive. Mes tjerash, rëndësi u kushtohet aktiviteteve arsimore dhe shkencore, bursave studentore, projekteve ndërkombëtare për përkrahjen e arsimimit të të rinjve, aktiviteteve studentore, si dhe kushteve dhe mundësive të tjera që universiteti i ofron për studentët.

UT-ja, platformën akademike për vitin 2021/2022 e ka prezantuar në pjesën dërrmuese të qyteteve të vendit tonë, të cilat qëndrojnë fort pas misionit të këtij universiteti – për arsimimin e brezave, për kërkimin shkencor dhe për avancimin e kauzës sonë mbarëkombëtare.


Publikimi i mëparshëm

Vangjush Mio – poet i peizazhit shqiptar

Publikimi i radhës

Pritja e lirisë, në lirinë e ardhur

Publikimi i radhës
MEHMET_KRAJA_PRISHTINA

Pritja e lirisë, në lirinë e ardhur

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.