• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Qershor 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

UT vijon me prezantimin e ofertës akademike para maturantëve të vendit tonë

Nga prezantimet e bëra deri më tani, nëpër shumë shkolla të mesme në vendin tonë, është vërejtur interesim i madh i maturantëve, të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin e Tetovës për të ndërtuar profilin dhe karrierën e tyre profesionale dhe akademike.

08/04/2021
| Arsim, Maqedoni

Universiteti i Tetovës vijon prezantimin e ofertës akademike 2021/2022 para maturantëve të vendit tonë. Ditë më parë Fakulteti Filologjik bëri prezantimin “online” të ofertës akademike para maturantëve të shkollave të mesme të RMV-së.

Gjatë këtij takimi, u theksua se tradita e shkëlqyer e Fakultetit Filologjik, me mësimdhënës cilësorë të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe mundësitë e shumta të punësimit për të diplomuarit tanë, janë një garanci për zgjedhjen që do të bëjnë maturantët. Krahas studimeve cilësore, maturantët mund të fitojnë edhe bursa të universitetit, mund të jenë pjesë e programeve të shkëmbimeve (Erasmus +), të përfshihen në aktivitete të ndryshme brenda fakultetit etj.

Po ashtu maturantët u njoftuan se në Fakultetin Filologjik mund t’i studiojnë këto programe të studimit si: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe; Gjuhë dhe Letërsi Maqedonase; Gjuhë dhe Letërsi Angleze; Gjuhë dhe Letërsi Gjermane; Gjuhë dhe Letërsi Frënge si dhe Gjuhë dhe Letërsi Italiane.

Ndërsa më 6 prill 2021 në hapësirat e Gjimnazit “Naser Ademi” në Negotinë, para maturantëve të kësaj shkolle, Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës promovoi ofertën akademike të Fakultetit Filozofik. Me këtë rast maturantët u njoftuan se Fakulteti Filozofik ofron programe studimi për: Psikologji; Histori; Filozofi; Sociologji dhe Filologji Orientale.

Më 7 prill 2021  në shkollën e mesme komunale – Gjimnazi dhe shkollën e mesme komunale të mjekësisë në Gostivar u bë prezantimi i ofertës akademike para maturantëve të këtyre shkollave nga profesorët e Fakultetit Pedagogjik.

Nga prezantimet e bëra deri më tani, nëpër shumë shkolla të mesme në vendin tonë, është vërejtur interesim i madh i maturantëve, të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin e Tetovës për të ndërtuar profilin dhe karrierën e tyre profesionale dhe akademike.


Publikimi i mëparshëm

“Lahuta e Malcisë” / 84 vjet nga botimi i kryeveprës së Gjergj Fishtës

Publikimi i radhës

Si ta ushqesh muzën

Publikimi i radhës
Ray Bradbury

Si ta ushqesh muzën

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!