• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 3 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Një vit nga mbyllja pandemike: Të lexuarit për komfort

05/04/2021
| Bota, Kulturë

Cilat libra i kanë sjellë kuptime më të thella ose ngushëllim akademikëve dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit të universiteteve në këtë vit të trazuar? Lexuesit tanë ekspertë ndajnë zbulimet e tyre.

Përmbledhja jonë e përvitshme e librave dimëror vjen ndryshe këtë vit. Gjatë karantinës, kemi hasur rastet e shumë njerëzve që nuk kanë pasur mundësinë të lexojnë dhe të tjerë, me më shumë kohë në duar, që u përpoqën më në fund (dhe zakonisht dështuan) të lexonin Proustin. Atëherë çfarë thesaresh të papritur kanë ndeshur akademikët dhe pjesa tjetër e stafit të universiteteve në 2020-tën, dhe ku kanë gjetur kuptime më të thella dhe ngushëllim? A i janë drejtuar poezisë apo fesë, kanë kërkuar arrati, histori paralele me krizën e sotme apo dhe libra që ballafaqojnë realitetin e pandemisë kokë më kokë? Lexuesit tanë ekspertë raportojnë këtu rreth zbulimeve të tyre:

Nathan Abrams, profesor filmi në Universitetin Bangor

Dy libra sensacionalë që kam zbuluar gjatë pandemisë fokusohen në aktivitetet  e individëve të jashtëzakonshëm dhe me vullnet. Edhe pse të dy janë hebrenj, ata zënë anë të ndryshme në spektrin ideologjik.

E lindur në një familje hebreje mirëbërëse në Berlin, Ursula Kuczynski u bë një komuniste e devotshme, një besimtare e vërtetë e kauzës. Nën emrin e koduar Sonya, jeta e saj ndërthurte rrezikun dhe shtëpiaken, teksa ajo kombinonte të qenurit nënë dhe një amvisë me spiunimin për Bashkimin Sovjetik para dhe gjatë Luftës II Botëore. Siç përshkruan Ben Macintyre në agjenten Sonya: Dashnore, Nënë, Ushtare, Spiune (Viking, 2020,), ajo me sukses i shpëtoi MI% dhe shumë shërbimeve të tjera të inteligjencës, si dhe spastrimeve vrastare të Stalinit, dhe vdiq aty ku lindi, në moshën 93 vjeçare, si një autore e suksesshme për fëmijë.

Protagonisti i veprës së Reeves Ëiedeman, Dështak Miliarda Dollarësh: Ngritja Epike dhe Rënia Spektakolare e Adam Neumann dhe ËeËork (Hodder and Stoughton, 2020), në të kundërt, është motivuar nga zilia, kapitalizmi dhe përfitimi. Si themeluesi dhe CEO i start-up-it ËeËork, Neumann shijoi statusin e rockstarit – i nderuar si një profet nga brezi i sotëm. Ai u shndërrua nga një i diplomuar i akademisë detare të Izraelit në braktisjen e studimeve të larta dhe në imigrant që pothuajse u dëbua, para se të merrte vendin e tij mes sipërmarrësve më të pasur në më pak se një dekadë. Ai pastaj vijoi të humbiste miliarda dollar në një nga përpjekjet më poshtëruese në historinë e biznesit amerikan në  shitjeën publike të aksioneve.

Salvatore Babones, profesor i asociuar i sociologjisë dhe politikave sociale në Universitetin e Sydney

Të Plantacionit në Plymouth e Ëilliam Bradford është një raport i dorës së parë rreth bredhjeve të puritanëve anglezë të njohur në Amerikë si “pilgrimët”. Me 21 nëntor të vitit 1620, anija e tyre Mayfloëer, u zbarkua tek Kepi Cod. Pasagjerët dhe ekuipazhi menjëherë kuptuan dy gjëra. Së pari, ata nuk ishin në Virginia ku spozohej të ishin. Së dyti, me drimrin që po afrohej shpejt ata duhej të shfrytëzonin kudo që ndodheshin në të vertetë. Kështu që të gjithë burrat e rritur në bord (përfshirë dhe shërbëtorët) krijuan një kontratë për të formuar një “trup civil politik”: Marrëveshja Mayfloëer. E firmosur po atë ditë, Marrëveshja njihet si dokumenti themelor i vetëqeverisjes koloniale në atë çfarë do të shndërrohej në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Pas një muaji, me 21 dhjetor, pilgrimëtthemeluan koloninë e tyre në një vend që e quajtën Plymouth, sipas portit të fundit të sigurt që kishin lënë pas. Pothuajse gjysma e kolonistëve të parë vdiqën atë dimër të parë. Pjesa e mbetur mbijetuan duke u ushqyer nga misri dhe fasulet e plaçkitura nga dyqanet vendase amerikane. Pilgrimët ishin të përgatitur të shkëmbenin për ushqim, por nuk kishte vendas me të cilët të shkëmbenin. Plagët që i vranë ata ushqyen pilgrimët – dhe themeluan një vend.

Victoria Bateman, kolege e ekonomiksit në Kolegjin Gonville dhe Caius, Cambridge

Çfarë do të thotë të jesh moral? Kur është morali “i mirë”, dhe kur përdoret si një mjet për të kontrolluar të tjerët? Dhe si është aplikuar nocioni i moralit në mënyrë të ndryshme tek burrat dhe gratë?

Këto janë ato lloj pyetjesh që kam në mendje teksa shfletoj një edicion dy volumesh të vjetër, të lodhur dhe me erë myku të Historia e Moralit Europian nga Ë.E.H. Lecky. Duke qenë i shkruar në shekullin XIX, nuk është ekzaktësisht më përparimtari  i mendimit filozofik modern , kështu që të më rikthejë në shpejtësi normale e kam plotësuar me Një Prezantim i Filozofisë Morale (Norton, 2017) të Jonathan Ëolf dhe, për të shtuar një dimension feminist, librin më të ri të Kate Manne, Të Privilegjuar: Si Po i Vret Gratë Privilegji Mashkullor (Allen Lane, 2020).

Me gjithë rrëmujen që u krijua rreth statujës së re nudo, gjoja të pandershme, të Maggi Hambling për Marry Ëollstonecraft (e cila mua më duket disi qesharake nën dritën e argumentit të saj se fiksimi i shoqërisë me “virtytin” femëror pengon aftësinë e grave për të jetuiar një jetë të lirë), pyetje të natyrës se çfarë do të thotë të jesh një grua “e respektueshme” dhe se si përdoret kjo për të kontrolluar femrën kanë zënë një vend të rëndësishëm në mendjen time teksa e kyç veten nga bota në kullën time të fildishtë.

Sir David Bell, zëvendëskancelar dhe shef ekzekutiv i Universitetit të Sunderland

Statistikat e përditshme të vdekjeve kanë qenë qendra e vitit 2020. Për shumë, ditët dhe momentet e tyre të fundit kanë qenë groteske. Pavarësisht përpjekjeve heroike të punonjësve të spitaleve dhe azileve, prekja dhe ndjesia e kontaktit të afërt njerëzor ka munguar.

Në mes të këtij dëshpërimi dhe hidhërimi, mund të tingullojë i çuditshëm leximi i një libri rreth vdekjes dhe nxjerrja e një komforti të madh prej tij. Por kjo ishte pikërisht ajo çfarë ndodhi me mua dhe me librin e Rachel Clarke, Jetë e Dashur: Historia e Dashurisë, Humbjes dhe Ngushëllimit e një Doktori (Abacus, 2020).

Një gazetare dhe krijuese filmash, Clarke u ritrajnua si një doktoreshë nga fundi i të njëzetave. E tërhequr ndaj pacientëve me sëmundje që i limitonin jetën pikërisht sepse disa doktorë i shikonin si frikësuese, ajo hyri në fushën e mjekësisë paliative.

Duke punuar në një shtëpi kujdesi për pacientë me sëmundje të pashërueshme, Clarke përballej me vdekjen në një dozë të vazhdueshme. Pavarësisht kësaj, dhembshuria, kujdesi dhe meraku për dinjitetin dhe dëshirat e atyre që po vdisnin, ndriçonin fort përmes një seti të fuqishëm të historive individuale. Si përuluës, ashtu dhe frymëzues, mesazhi i Clarke është drita në errësirë.

Libra përmban shumë fjalë dhe fraza të fuqishme, por kjo duket si më e përshtatshmja për këto kohë: jeta, disi, triumfon.

Sarah Elizabeth Cox, zyrtare për shtyp në Universitetin e Londrës, Goldsmiths

Një nga momentet që prisja me më shumë ngulm çdo javë si fëmijë, ishte kthimi nga biblioteka me pirgje historish në kaseta në qese të mëdha plastike, por për shkak të medias sociale dhe një programi të zënë pune, tashmë më është bërë e pamundur të përqendrohem në dëgjimin e diçkaje për më shumë se 20 minuta. A mund ta përdor këtë kohë për të ritrajnuar trurin tim të fokusohet në diçka me të gjatë se sa thjesht një podcast i shkurtër? Fatmirësisht shkarkimi im i parë – Toka e Zhytur Fillon të Ngrihet Sërish (Gollancz, 2020), e M. John Harrison, fituesi i këtij viti i çmimit Goldsmiths për “trillimi në versionin e tij më të mirë si roman” – më ka mbërthyer.

Me fjalët e Harrison, është një libër mbi teori konspirative ku nuk munë të dallohs se çfarë është teori dhe çfarë është e vërtetë.

Por libri im i vitit është Një Histori Kurioze Seksi  (Unbound, 2020) e Kate Lister, një tregim gazmor përmes kohës dhe kulturave, e cila demaskon mitetet dhe sfidon stereotipet. Ilustrimet fotografike të lënë me gojë hapur: pasi shikon se çbënin viktorianët me biçikletat e tyre karakteristike, nuk mund t’i mendosh më ata si të ngrirë dhe të përkryer. Një libër që është prodhuar bukur, i hulumtuar në mënyrë fenomenale dhe i shkruajtur respektimisht, por pa e marrë kurrë veten tepër seriozisht.

Robert Eaglestone, profesor letërsie kontemporane dhe mendimi në Royal Holloëay, Universiteti i Londrës

Kam kaluar shumë kohë të karantinës duke chattuar në një grup shakatar ËhatsAppi me një emër që ndryshonte vazhdimisht (një nga shakatë e brendshme të grupit). Ndër shumë temat që u diskutuan ishte dhe Ursula Le Guin (një autore e dashur më shumë jashtë se sa brenda fushës akademike, ndoshta?). I frymëzuar nga devotshmëria e shokëve të mi dhe turpi nga kjo mungesë në leximet e mia, shpejtova përmes romanit të saj me një admirimin në rritje e sipër – derisa mbërrita Gjithnjë Duke Arritur në Shtëpi (Harper and Roë, 1985). E lexova këtë shumë ngadalë këtë copëz të mrekullueshme të shkrimit eksperimental. Është një antropologji ku kemi njerëz të së ardhmes, keshët, të cilët jetojnë në atë çfarë do të shndërrohet Kalifornia, e treguar qetësisht përmes një përzierje poezish, raportesh pothuajse historic, histori si romane, mite dhe lojëra.

Cfarëdo i ndodhi shoqërisë tonë (“sëmundja”) e ka lënë nivelin e detit shumë më të lartë, ka ulur mbështetjen e njeriut në teknologji dhe ka ndryshuar plotësisht kuptimet e historisë dhe progresit. Çfarë ka mbetur prej nesh (kompjuterat, një arkivë) nuk është shumë interesante për keshët. Të cilët thjesht … po vazhdojnë jetën e tyre. Shoqëria që ata imagjinojnë, me të mirën dhe të keqen, ritualet e tyre të çuditshme për ne dhe mendimin praktik, nuk është distopiane as utopian, ashtu siç edhe libri nuk është apokaliptik. Përkundrazi, Gjithnjë Duke Arritur në Shtëpi na tregon ne diçka të vështirë për t’u përmbledhur, por të butë dhe të mençur për të jetuar më plotësisht.

Biancamaria Fontana, profesor i historisë së mendimit politik te Universiteti i Lozanës

Pandemia i ka dhënë narrativëve rreth Luftës II Botërore një mprehtësi të re. Më parë ato ishin thjesht histori të një kohe tjetër; tani raportet rreth prishjes së jetës së zakonshme, të pasigurisë dhe mungesës së orientimit, na prekin shumë herë më afër. Kur lexovapër herë të parë romanin L’Invitée të Simone de Beauvoir, u rrëmbeva nga historia në vetvete: a ménage à trois i vendosur në mjedisin e një kompanie tetatrale pariziane. Duke e rilexuar tani, isha i magjepsur nga përshkrimi i Parisit në prag të luftës: kafenetë, hotelet dhe klubet e natës ku protagonistët shpenzonin kohën e tyre janë të mbyllura, bulevardet janë të errëta dhe të braktisura, kryeqyteti plot gjallëri është tashmë një qytet fantazëm.

Romani V2 (Hutchinson, 2020) i Robert Harris tregon historitë paralele të një inxhinieri gjerman, që punon me Ëernher von Braun mbi një raketë të re balistike, V2; dhe një gruaje vullnetare angleze, misioni it ë cilës është të gjejë vendndodhjen e lançimit të V2 për RAF.  Në fund të romanit inxhinierët gjerman, duke ju dorëzuar aleatëve, mbërrijnë në Londër. Për habinë e tyre, në vend të deklaratave të propagandës naziste, qyteti qëndron akoma dhe ata përpiqen të rivendosin kufirin mes iluzionit dhe realitetit.

Ruby Guyatt  ka përfunduar së fundmi një doktoraturë në filozofinë e fesë ne Universitetin e Cambridge

Në qershor të këtij vitit – 5 vite me vonesë, por gjithashtu fiks në kohë – unë zbulova Shoku IM Brilant (Europa, 2012) të Elena Ferrante. Dhe pas kësaj, në mënyrë të paevitueshme, volume e tjera në Katërshen Napolitane: Historia e Një Emri të Ri, Ata që Largohen dhe Ata që Qëndrojnë dhe Historia e një Fëmije të Humbur.

Shkrimi i Ferrante nuk është drejtë për së drejti arratisës: Napoli i shokëve Lenu dhe Lila, pavarësisht sensual, është i populluar nga misogjinia, terrori dhe dhuna. Sërish, në 1,696 faqe ku përfshihen 60 vite, ajo plotëson së bashku copëzat e miqësisë, pothuajse të gjatë sa vetë jeta e gruas, në një mënyrë që implikon lexuesin siç kam përjetuar rrallë herë.

Një nga imazhet më të paharrueshme është ajo e “shpërbërjes së kufinjve” e përjetuar nga Lila, ku e gjithë bota lëngëzohet para saj. Leximi i këtyre romaneve napolitane nxit një turbullim. Vitet shemben dhe qytetet bashkohen, teksa personazhet bëhen një me kalimin e faqeve.

Emma Rees, profesoreshë e letërsisë dhe studimeve gjinore në Universitetin e Chesterit

Gjatë karantinimit të parë, qeni ynë i dashur Mitzi, ndërroi jetë. Teksa tragjeditë e vitit 2020 vazhdonin, mbetej diçka prozaike, por që ne e ndjemë thellësisht. Ajo ishte shoqëruesja jonë prej 15 vitesh dhe mungesa e saj ishte shumë ndikuese. Pas vdekjes së saj, një fragment poezie më rikthehej, duke gudulisur fundet e mendjes time të vetdijshme. Në fillim të verës teksa po bëja diçka tërësisht ndryshe, rizbulova poezinë Varri i Saj të Mary Oliver dhe gjeta vargun: “Një qen jeton 15 vite, nëse je me fat”. Iu riktheva Oliver duke lexuar veprën e saj Pezi të Reja dhe të Zgjedhura (Beacon Press, 2004) dhe të njëjtën gjë kam bërë çdo ditë që atëherë. Ajo e prezanton ritmin dhe ciklet e botës natyrale me një mungesë pothuajse të plotë të sentimentalitetit. Më gjeni dikënd që mund të lexojë Pamje (“Çdo mëngjes, der tani, jam gjallë”) ose Dita e Verës (“më trego çfarë planifikon të bësh/ me të vetmen jetë tënden të egër dhe të çmuar”) pa u emocionuar, dhe unë do t’iu tregoj dikënd që se ka kuptuar vitin 2020. Gazeta Liberale

 


Publikimi i mëparshëm

Arbëreshët veshin kostumet për të festuar Pashkët

Publikimi i radhës

Ja si mund të ndryshojë arsimi i lartë për më mirë

Publikimi i radhës

Ja si mund të ndryshojë arsimi i lartë për më mirë









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!