Më 25 mars të vitit 1897, në Bruksel, doli në qarkullim revista “Albania”. Në këtë revistë, themeluesi i saj, eruditi Faik Konica, hodhi themelet e mendimit shqiptar në disa fusha. Revista trajtonte aspekte të historisë, letërsisë, gjuhësisë dhe aspekte të tjera të jetës shqiptare.
Qëllimi i revistës “Albania”, ishte zgjimi i ndjenjës kombëtare, emancipimi shoqëror dhe pavarësia e Shqipërisë. Kjo revistë e botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, ishte një enciklopedi e vërtetë duke përfshirë një hapësirë të gjerë informacionesh.
Revista “Albania” u shnëdrrua në një tribune të mendimit shqiptar, ku publikoi dhe lëvroi pjesa më elitare e Rilindjes Kombëtare. Botimi i kësaj reviste vazhdoi deri më vitin 1909.
Burimi: www.facebook.com/MuzeuHistorikKombetar