• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 4 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Veprimtaria hulumtuese e Universitetit të Tetovës realizohet në përputhje me kriteret shkencore

Se Universiteti ynë ka pasur sukses në lëmin e kërkimit shkencor, kjo dëshmohet edhe nga citimet në revistat me impact factor, pozicionimin e lartë në rangimet e agjencive prestigjioze ndërkombëtare si dhe organizimin e dhjetëra konferencave dhe kongreseve shkencore, në të cilat marrin pjesë qindra shkencëtarë të mirënjohur.

19/03/2021
| Arsim, Maqedoni

Universiteti i Tetovës e ndjek me vëmendje publikimin e “informacioneve”, që  hedhin dyshime për hulumtimet shkencore të disa profesorëve në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë.  Edhe pse nuk është në detyrën e institucionit tonë që t’i komentojmë “zbulimet” e “revistave” me autorë anonim, e njoftojmë opinionin publik se veprimtaria arsimore, hulumtuese shkencore e njësive akademike në Universitetin e Tetovës, zhvillohet në përputhje dhe respekt të plotë të kritereve shkencore. Avancimet akademike, mbrojtja dhe publikimi i punimeve shkencore u nënshtrohen mekanizmave filtrues, që e verifikojnë apo e skualifikojnë një kontribut të caktuar hulumtues.

Se Universiteti ynë ka pasur sukses në lëmin e kërkimit shkencor, kjo dëshmohet edhe nga citimet në revistat me impact factor, pozicionimin e lartë në rangimet e agjencive prestigjioze ndërkombëtare si dhe organizimin e dhjetëra konferencave dhe kongreseve shkencore, në të cilat marrin pjesë qindra shkencëtarë të mirënjohur.

Sa i takon lirimit nga detyra të ish-dekanit të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Kastriot Haxhirexhës, e njoftojmë opinionin publik se, rektori i Universitetit këtë vendim e ka sjellë si pasojë e keqmenaxhimit, joefikasitetit në punë, mosreagimin në kohë ndaj parregullsive dhe shkeljes së etikës së punës, mosmarrjen e përgjegjësive ligjore-statutore dhe moskoordinimin me Këshillin Mësimor –Shkencor të kësaj njësie akademike.

Ndaj, përtej tentimeve dashakeqe për ta njollosur këtë institucion nga botues anonim, revista pa adresë, persona me agjenda të dyshimta, ne jemi të angazhuar që të ecim përpara në rrugën e zhvillimit institucional dhe avancimit arsimor-shkencor.

Janë me mijëra studentë që për 26  vjet me radhë bashkë me pedagogët e tyre, punuan pareshtur që ky Universitet t’i arrijë synimet arsimore dhe kulturore të kombit shqiptar në vendin tonë.


Publikimi i mëparshëm

Gjuha shqipe do të pasurohet me një tjetër fjalor me rreth 90.000 fjalë dhe 10.000 njësi frazeologjike

Publikimi i radhës

Pse jemi nostaligjikë?!

Publikimi i radhës

Pse jemi nostaligjikë?!









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!