• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Gjuha shqipe do të pasurohet me një tjetër fjalor me rreth 90.000 fjalë dhe 10.000 njësi frazeologjike

Ky fjalor merr një vlerë të posaçme pasi si asnjëherë më parë vjen më një gjuhë që nxjerr në pah huazimet nga bota e sotme që lidhen me ligjërimin rinor dhe jo vetëm. Pa dyshim ky është një kontribut mjaft i çmuar për gjuhën shqipe në tërësi dhe për sistemin arsimor në veçanti.

19/03/2021
| Kulturë, Rajon

Leksikografi dhe drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë,  prof. dr. Valter Memisha njofton botimin e veprës  “Fjalori i Gjuhës Shqipe”.  Aty gjejmë rreth 35.000 fjalë, 3.000 njësi frazeologjike dhe rreth 100.000 kuptime. Prof. dr. Valter Memisha shprehet se ky botim i Akademisë së Shkencave vjen si një fjalor shpjegues për nxënësit që krahasuar me veprat e mëparshme leksikografike të botuara më para, shpjegimet kuptimore dhe ndërtimi i strukturave të kuptimeve, thëniet dhe elementet fonetiko-gramatikore etj. janë përshtatur me moshën e nxënësve dhe të rinjve (ato janë lehtësisht të rrokshme). Ky fjalor merr një vlerë të posaçme pasi si asnjëherë më parë vjen më një gjuhë që nxjerr në pah huazimet nga bota e sotme që lidhen me ligjërimin rinor dhe jo vetëm.
Pa dyshim ky është një kontribut mjaft i çmuar për gjuhën shqipe në tërësi dhe për sistemin arsimor në veçanti.
Ndër të tjera prof. dr. Memisha jep edhe një lajm të mirë. Gjuha shqipe do të pasurohet me një tjetër fjalor, dhe ky aspak i zakonshëm. Bëhet fjalë për “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”, me rreth 90.000 fjalë dhe rreth 10.000 njësi frazeologjike. Kjo vepër madhore vjen si projekt i përbashkët i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i Akademisë së Studimeve Albanologjike (Tiranë) dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës. Vepra pritet të përfundojë në vitin 2023.“
Pak informacion:
Fjalori përmban rreth 35.000 fjalë, 3.000 njësi frazeologjike dhe rreth 100.000 kuptime.
Ai u drejtohet përgjithësisht nxënësve të shkollave të sistemit parauniversitar, por edhe studentëve. Ai nuk është fjalor shkollor (pra nuk përmban krahas leksikut të përgjithshëm, gjithë apo afërsisht të gjithë termat që mund të ndeshen në lëndë të ndryshme në shkollë). Ai vjen si një fjalor shpjegues për nxënësit në kuptimin që, krahasuar me veprat e mëparshme leksikografike të botuara nga Akademia e Shkencave, shpjegimet kuptimore dhe ndërtimi i strukturave të kuptimeve, thëniet dhe elementet fonetiko-gramatikore etj. janë përshtatur me moshën e nxënësve dhe të rinjve (ato janë lehtësisht të rrokshme). Aty, pa prekur natyrën e një fjalori të përgjithshëm shpjegues, kanë zënë vend me një masë të caktuar terma të ndryshëm, huazime bashkëkohore etj. Në vepër janë përfshirë edhe një numër një i caktuar huazimesh nga bota e sotme e teknologjisë së informacionit, të artit, të muzikës etj. që lidhen me ligjërimin rinor dhe jo vetëm, me një zgjidhje teknike të arsyetuar duke dhënë fjalën e huazuar (zakonisht nga anglishtja) në shqiptimin shqip dhe në kllapa katrore [ ] shkrimin në gjuhën dhënëse, si feisbuk [angl. facebook) etj.
Vepra erdhi në një çast të kërkuar nga përdoruesi si dhe me mesazhin për të hartuar vepra të tjera. Siç mund të jeni informuar nga mediet, tashmë ka filluar puna për hartimin e “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”, me rreth 90.000 fjalë dhe rreth 10.000 njësi frazeologjike, si projekt i përbashkët i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i Akademisë së Studimeve Albanologjike (Tiranë) dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës. Vepra përfundon në vitin 2023.
Prof. dr. Valter Memisha
Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë
Tiranë

Publikimi i mëparshëm

“Ata do të vijnë…” – një histori shumë prekëse

Publikimi i radhës

Veprimtaria hulumtuese e Universitetit të Tetovës realizohet në përputhje me kriteret shkencore

Publikimi i radhës

Veprimtaria hulumtuese e Universitetit të Tetovës realizohet në përputhje me kriteret shkencore

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!