• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

UT bashkënënshkruese e memorandumeve të bashkëpunimit me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

04/03/2021
| Arsim, Maqedoni

Universiteti i Tetovës ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me të cilat Programit të zhvillimit rural, i është siguruar një buxhet prej rreth 600,000 eurosh, fonde këto me të cilat Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të mbështesë drejtpërdrejt institucionet shkencore në zgjerimin e aktiviteteve të tyre,  që janë me interes të përbashkët.

Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Hazir Pollozhani, pas nënshkrimit të memorandumeve theksoi se Universiteti i Tetovës, si institucion i arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është në proces të kompletimit dhe përfundimit të programeve të reja studimore vitale, të domosdoshme për nevojat dhe kërkesat për arsimim të një kuadri të tillë, veçanërisht bazuar në rekomandimet e Kartës së Bolonjës, i cili parashikon afrimin e arsimit të lartë ndaj përdoruesve të fundit. “Duke pasur parasysh se kualifikimet dhe sigurimi i njohurive të duhura nga fusha e bujqësisë dhe zhvillimit rural siguron një mekanizëm të përshtatshëm për mbështetje sinergjike midis grupeve të interesuara, në funksion të tejkalimit të sfidave globale në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm. Në nivelin rajonal dhe global do të iniciohet bashkëpunim me laboratorët përkatës në rajon dhe më gjerë. Bashkëpunimi do të konceptohet përmes shkëmbimit të stafit kërkimor, përmes aplikimeve të përbashkëta për projekte kërkimore- shkencore, përmes shkëmbimit të përvojave dhe përmes organizimit të punëtorive dhe seminareve, si dhe transferimit cilësor të njohurive dhe teknologjive te përdoruesit e tjerë, veçanërisht tek institucionet e ngjashme dhe shërbimet profesionale. Vendosja e partneritetit dhe bashkëpunimit me institucionet shtetërore, OJQ-të, objektet e kapacitetet prodhuese dhe me kompanitë tregtare, duke dhënë kështu një kontribut të drejtpërdrejtë në integrimin e vendit në BE. Me këtë e përparojmë prodhimin e ushqimit të shëndetshëm, industrinë për përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, shfrytëzimin racional të burimeve natyrore, si dhe zhvillimin e hapësirës rurale dhe urbane, duke dhënë kështu një kontribut të madh në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të jetës në shkallë vendi dhe atë globale” – tha Prof. Dr. Hazir Pollozhani.

Sipas Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z. Arianit Hoxha,  nënshkruesit e memorandumeve të bashkëpunimit do të marrin mbështetje financiare e cila do të ketë për qëllim: furnizimin me pajisje laboratorike për sigurinë ushqimore, furnizimin me pajisje për zbulimin e pranisë së metaleve të rënda në ushqim, si dhe furnizimin me pajisje demonstruese për studentët e shkencave bujqësore.


Publikimi i mëparshëm

143 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Shën Stefanit

Publikimi i radhës

Në Kosovë shënohet 23-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Publikimi i radhës

Në Kosovë shënohet 23-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!