• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 5 Mars 2021
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Përdorimi i shkronjave të mëdha

18/02/2021
| Arsim
PROFESOR XHELAL ZEJNELI

PROFESOR XHELAL ZEJNELI


Prof. Xhelal Zejneli

  1. Emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të madhe. Për shembull: Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Ismail Kadare, Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Lasgush Poradeci, Eqrem Çabej (babai i gjuhës shqipe), Adem Demaçi (simboli i qëndresës në Kosovë), Ibrahim Rugova, Adem Jashari, Ilir, Gresa, Rina, Rona, Ferid Murad (amerikan me prejardhje shqiptare, nga fshati Llakavicë i Gostivarit, nga nëna amerikane, laureat i çmimit “Nobel” për mjekësi, etj.
  2. Me shkronjë të madhe shkruhen epitet ose ofiqet (nofkat): P. sh.: Hashim Thaçi, i njohur me nofkën “Gjarpri” etj.
  3. Me shkronjë të madhe shkruhen pseudonimet: Mit’hat Frashëri (bir i Abdyl Frashërit) i njohur me pseudonimin “Lumo Skëndo” etj.
  4. Me shkronjë të madhe shkruhen: Çajupi (Andon Zako – Çajupi), Asdreni (Aleks Stavre Drenova – Asdreni, autor i himnit kombëtar të shqiptarëve), Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni) etj.
  5. Me shkronjë të madhe shkruhen: Gavril Dara i Riu, Gavril dara Plaku, Aleksandër Dyma Biri, Aleksandër Dyma Babi, Le i Madh, Rikard Zemërluani etj.
  6. Jeronim de Rada, por De Rada, Leonardo da Vinçi (por Da Vinçi), Lope de Vega (por De Vega), Kalderon de la barka (por De la Barka), Vincent van Gog (por Van Gog), Sharl de Gol (por De Gol) etj.
  7. Shruhen me shkronjë të madhe edhe pjesët: O, Mek, San, Sen: O Konor, O Kejsi, O Brajan, Mek-Donald, San-Martin, Sen-Simon etj.    
  8. Shkruhen me germë të madhe emrat e kontinenteve, të shteteve, të deteve, të liqeneve, të lumenjve, të maleve, të fushave etj.: P. sh.:

– Evropa, Amerika Veriore, Amerika Latine, Azia etj.;

– Shqipëria, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania etj.;

– deti Adriatik, deti Jon, deti Mesdhe; lieqni i Shkodrës, liqeni i Ohrit, liqeni i Prespës; liqeni i Ujmanit (në Kosovë);

– lumenjtë: Drini, Vjosa, Buna, Semani, Shkumbin (i Tetovës), Danubi, Misisipi, Nili, Amazoni:

– mali Sharr, Tomori, Korabi, Bjeshkët e Nemuna, Monblani, Kilimanxharo, Himalajet,

– fusha e Pollogut, fusha e Myzeqesë, fusha e Maliqit etj.

*   *   *

  1. Shkruhen me germë të madhe emrat dhe mbiemrat kinezë, koreanë, vijetnamezë, birmanë: Mao Ce Dun, Çu En Laj, Den Hsiao Pin, Sun Jat Sen, Ngujen Ti Bin etj.
  2. Shkruhen me të madhe emrat: Kastriotët (Kastriotët janë të rrallë në histori); Homerët (kemi edhe ne Homerët tanë); ai është një Promete i ditëve tona;
  3. Emrat e përveçëm të njerëzve, të kthyer në emra të përgjithshëm, shkruhen me shkronjë të vogël: P. sh.: ciceron, donkishot, gobsek, harpagon, kuisling, mecen, mentor etj. (Këta emra vijnë nga: Ciceroni, Don Kishoti, Gobseku, Harpagoni, Kuislingu, Meceni, Mentori etj.
  4. Emërtimet e njësive të matjes shkruhen me shkronjë të vogël, edhe pse burojnë nga emra të përveçëm: amperi, omi, vati, volti, zhuli, dizeli, fordi, mauzer, rëntgen etj. (Amper, Om, Vat, Volt, Zhul, Dizel, Ford, mauzer, Rëntgen).
  5. Shruhen me shkronjë të vogël emërtimet e funksioneve shtetërore, politike e ushtarake, titujt fetarë: P. sh.:

– ministri i Ekonomisë N. N., deputeti i Kuvendit të Shqipërisë N. N.; presidenti i Republikës, kryetari i Kosovës; mbretëresha Teuta; kryetari i Bashkisë së Tiranës, perandori Kostandin, sulltan Murati II, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë etj.

– princ Karl Topia, dukë Gjin Tanushi, kont Niketë Topia, Ali pashë Tepelena, Ali bej Evrenozi;

– anëtari i Akademisë së Shkencave N. N.; profesor Eqrem Çabej; docent N. N.; doktor profesor Aleksansër Xhuvani, bashkëpunëtor i vjetër shkencor N. N.

Shënim: Kur këto emërtime përdoren jashtë fjalisë, atëherë shkruhen me shkronjë të madhe. P. sh.: Profesor Eqrem Çabej; Doktor Profesor Aleksandër Xhuvani etj.

– peshkopi Pal Engjëlli, at Shtjefën Gjeçovi, sheh Mustafa Tetova, imzot Luigj Bumçi etj.

Por, shkruhen me shkronjë të madhe: Baba Moni, Hoxha Tahsini, Kont Urani, Madam dë Stal, Papa Kristo Negovani, Prin Vidi etj.

  1. Shkruhen me germë të madhe: Sekretari i Partisë së të Gjelbërve; Kryetari i Presidiumit të Kuvendit; Kryetari i Qeverisë së Shqipërisë; Urdhri i Flamurit; Artist i Popullit; Artist i merituar; Mjeshtër i sportit;
  2. Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përveçëm të botës mitologjike dhe fetare:

– Adami, Apoloni, Buda, Diana, Eva, hermesi, Zeusi, Borëbardha, e Bukura e Dheut, Hirushja;

– Shkruhen me shkronjë të vogël: engjëll, perëndi, perri, shenjt, xhind, zanë etj.

  1. Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përveçëm të kafshëve: Balash, Balo, Bukefali, Kuqal, Laro, Rosinanti (kali i Don Kishotit) etj.
  2. Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet e planetëve etj.:

– Arusha e Madhe, Galaktika, Jupiteri, Marsi, Toka, Dielli, Hëna, Ylli Polar etj.

Por, emrat dielli, dheu, hëna, toka etj., kur nuk përdoren si emra të astronomisë, shkruhen me germë të vogël. P. sh. Perëndimi i diellit; Temperatura në tokë; natë pa hënë etj.

  1. Shkruhen me germë të madhe emërtimet e institucioneve:

– Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë; Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Arsimit, Ministrie Shëndetësisë etj.

Shënim: Vazhdon në ditën vijuese!          


Publikimi i mëparshëm

Gertruda shekspiriane ose skllavëria ndaj pasioneve

Publikimi i radhës

Të mirë apo të këqij ballkanasit, unë jam i detyruar të jetoj me ta

Publikimi i radhës

Të mirë apo të këqij ballkanasit, unë jam i detyruar të jetoj me ta





Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2021 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2021 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!