Prof. Xhelal Zejneli
- Emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të madhe. Për shembull: Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Ismail Kadare, Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Lasgush Poradeci, Eqrem Çabej (babai i gjuhës shqipe), Adem Demaçi (simboli i qëndresës në Kosovë), Ibrahim Rugova, Adem Jashari, Ilir, Gresa, Rina, Rona, Ferid Murad (amerikan me prejardhje shqiptare, nga fshati Llakavicë i Gostivarit, nga nëna amerikane, laureat i çmimit “Nobel” për mjekësi, etj.
- Me shkronjë të madhe shkruhen epitet ose ofiqet (nofkat): P. sh.: Hashim Thaçi, i njohur me nofkën “Gjarpri” etj.
- Me shkronjë të madhe shkruhen pseudonimet: Mit’hat Frashëri (bir i Abdyl Frashërit) i njohur me pseudonimin “Lumo Skëndo” etj.
- Me shkronjë të madhe shkruhen: Çajupi (Andon Zako – Çajupi), Asdreni (Aleks Stavre Drenova – Asdreni, autor i himnit kombëtar të shqiptarëve), Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni) etj.
- Me shkronjë të madhe shkruhen: Gavril Dara i Riu, Gavril dara Plaku, Aleksandër Dyma Biri, Aleksandër Dyma Babi, Le i Madh, Rikard Zemërluani etj.
- Jeronim de Rada, por De Rada, Leonardo da Vinçi (por Da Vinçi), Lope de Vega (por De Vega), Kalderon de la barka (por De la Barka), Vincent van Gog (por Van Gog), Sharl de Gol (por De Gol) etj.
- Shruhen me shkronjë të madhe edhe pjesët: O, Mek, San, Sen: O Konor, O Kejsi, O Brajan, Mek-Donald, San-Martin, Sen-Simon etj.
- Shkruhen me germë të madhe emrat e kontinenteve, të shteteve, të deteve, të liqeneve, të lumenjve, të maleve, të fushave etj.: P. sh.:
– Evropa, Amerika Veriore, Amerika Latine, Azia etj.;
– Shqipëria, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania etj.;
– deti Adriatik, deti Jon, deti Mesdhe; lieqni i Shkodrës, liqeni i Ohrit, liqeni i Prespës; liqeni i Ujmanit (në Kosovë);
– lumenjtë: Drini, Vjosa, Buna, Semani, Shkumbin (i Tetovës), Danubi, Misisipi, Nili, Amazoni:
– mali Sharr, Tomori, Korabi, Bjeshkët e Nemuna, Monblani, Kilimanxharo, Himalajet,
– fusha e Pollogut, fusha e Myzeqesë, fusha e Maliqit etj.
* * *
- Shkruhen me germë të madhe emrat dhe mbiemrat kinezë, koreanë, vijetnamezë, birmanë: Mao Ce Dun, Çu En Laj, Den Hsiao Pin, Sun Jat Sen, Ngujen Ti Bin etj.
- Shkruhen me të madhe emrat: Kastriotët (Kastriotët janë të rrallë në histori); Homerët (kemi edhe ne Homerët tanë); ai është një Promete i ditëve tona;
- Emrat e përveçëm të njerëzve, të kthyer në emra të përgjithshëm, shkruhen me shkronjë të vogël: P. sh.: ciceron, donkishot, gobsek, harpagon, kuisling, mecen, mentor etj. (Këta emra vijnë nga: Ciceroni, Don Kishoti, Gobseku, Harpagoni, Kuislingu, Meceni, Mentori etj.
- Emërtimet e njësive të matjes shkruhen me shkronjë të vogël, edhe pse burojnë nga emra të përveçëm: amperi, omi, vati, volti, zhuli, dizeli, fordi, mauzer, rëntgen etj. (Amper, Om, Vat, Volt, Zhul, Dizel, Ford, mauzer, Rëntgen).
- Shruhen me shkronjë të vogël emërtimet e funksioneve shtetërore, politike e ushtarake, titujt fetarë: P. sh.:
– ministri i Ekonomisë N. N., deputeti i Kuvendit të Shqipërisë N. N.; presidenti i Republikës, kryetari i Kosovës; mbretëresha Teuta; kryetari i Bashkisë së Tiranës, perandori Kostandin, sulltan Murati II, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë etj.
– princ Karl Topia, dukë Gjin Tanushi, kont Niketë Topia, Ali pashë Tepelena, Ali bej Evrenozi;
– anëtari i Akademisë së Shkencave N. N.; profesor Eqrem Çabej; docent N. N.; doktor profesor Aleksansër Xhuvani, bashkëpunëtor i vjetër shkencor N. N.
Shënim: Kur këto emërtime përdoren jashtë fjalisë, atëherë shkruhen me shkronjë të madhe. P. sh.: Profesor Eqrem Çabej; Doktor Profesor Aleksandër Xhuvani etj.
– peshkopi Pal Engjëlli, at Shtjefën Gjeçovi, sheh Mustafa Tetova, imzot Luigj Bumçi etj.
Por, shkruhen me shkronjë të madhe: Baba Moni, Hoxha Tahsini, Kont Urani, Madam dë Stal, Papa Kristo Negovani, Prin Vidi etj.
- Shkruhen me germë të madhe: Sekretari i Partisë së të Gjelbërve; Kryetari i Presidiumit të Kuvendit; Kryetari i Qeverisë së Shqipërisë; Urdhri i Flamurit; Artist i Popullit; Artist i merituar; Mjeshtër i sportit;
- Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përveçëm të botës mitologjike dhe fetare:
– Adami, Apoloni, Buda, Diana, Eva, hermesi, Zeusi, Borëbardha, e Bukura e Dheut, Hirushja;
– Shkruhen me shkronjë të vogël: engjëll, perëndi, perri, shenjt, xhind, zanë etj.
- Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përveçëm të kafshëve: Balash, Balo, Bukefali, Kuqal, Laro, Rosinanti (kali i Don Kishotit) etj.
- Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet e planetëve etj.:
– Arusha e Madhe, Galaktika, Jupiteri, Marsi, Toka, Dielli, Hëna, Ylli Polar etj.
Por, emrat dielli, dheu, hëna, toka etj., kur nuk përdoren si emra të astronomisë, shkruhen me germë të vogël. P. sh. Perëndimi i diellit; Temperatura në tokë; natë pa hënë etj.
- Shkruhen me germë të madhe emërtimet e institucioneve:
– Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë; Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Arsimit, Ministrie Shëndetësisë etj.
Shënim: Vazhdon në ditën vijuese!