• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 9 Nëntor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Ranglista e re e Webometrics / UT shënon ngritje prej 1020 vendesh dhe mban vendin e tretë në nivel nacional

02/02/2021
| Arsim, Maqedoni

Në ranglistën e Webometrics, Universiteti i Tetovës është ngjitur në pozitën e tretë në nivel nacional, ndërsa në nivel botëror Universiteti ynë ka shënuar ngritje për 1020 vende.
Në vitin 2014, në ranglistën e Webometrics, Universiteti i Tetovës, në nivel botëror ka qenë në pozitën e 11344, ndërsa tre vjet më vonë, në vitin 2017, ka pasur ngritje për 5334 vende dhe ka mbajtur pozitën e 6000 në nivel botëror, ndërsa pozitën e 7 në nivel nacional.
Sukseset e UT-së kanë vijuar, ndaj në vitin 2019 Universiteti i Tetovës është ngritur për 303 vende, duke mbajtur pozitën e 5679 në nivel botëror. Në ranglistën e fundit të publikuar nga Webometrics për vitin 2021, Universiteti i Tetovës ka pasur një ngritje prej 1020 vendeve, duke qëndruar në pozitën e 4677 në nivel botëror dhe në pozitën e tretë në nivel nacional.
Në bazë të të dhënave të Webometrics vërehet se te të gjitha universitetet tjera në nivel nacional është shënuar rënie për qindra pozita. Rangimi i universiteteve në Webometrics bëhet në bazë të disa kritereve si: hulumtimet shkencore, botimet si dhe përmbajtja dhe shpërndarja e informacioneve nga burimet elektronike nga institucionet e arsimit të lartë.
Webometrics është ranglista më gjithëpërfshirëse e vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë, në të cilën vlerësohen rreth 30 mijë universitete nga e gjithë bota dhe konsiderohet si një nga ranglistat më të rëndësishme, sepse ndjek trendet e transformimit të arsimit të lartë me mbështetjen e teknologjisë së komunikimit dhe informimit.

Publikimi i mëparshëm

Leksioni është performancë, luan me ndikimet dhe tregon mishërimin e njohurive

Publikimi i radhës

Dilemat e mësimdhënies, online vs auditor

Publikimi i radhës

Dilemat e mësimdhënies, online vs auditor

JuSm
KoBo
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.