• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) e vizitoi Universitetin e Tetovës

Rektori, në emër të stafit akademik dhe studentëve, shprehu falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen që në vitet e kaluara e ka dhënë ky institucion, në veçanti në përmirësimin e kushteve të punës dhe infrastrukturës shkencore dhe njëherazi konfirmoi gatishmërinë për konkretizimin e ideve dhe projekteve me karakter hulumtues në fushat, të cilat mbulohen nga programet e ndryshme studimore, që janë dhe do të mbeten pjesë e njësive akademike të Universitetit edhe në të ardhmen.

22/01/2021
| Arsim, Maqedoni

Një delegacion i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për Maqedoninë, i kryesuar nga z. Halim Ömer Söğüt (21 janar 2021), e vizitoi Universitetin e Tetovës. Delegacioni, në UT, u prit nga Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti me ç’rast u diskutuan bashkëpunimet e deritashme si dhe mundësitë për  intensifikim të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Rektori, në emër të stafit akademik dhe studentëve, shprehu falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen që në vitet e kaluara e ka dhënë ky institucion, në veçanti në përmirësimin e kushteve të punës dhe infrastrukturës shkencore dhe njëherazi konfirmoi gatishmërinë për konkretizimin e ideve dhe projekteve me karakter hulumtues në fushat, të cilat mbulohen nga programet e ndryshme studimore, që janë dhe do të mbeten pjesë e njësive akademike të Universitetit edhe në të ardhmen.

Koordinatori, z. Halim Ömer Söğüt,  po ashtu shprehu kënaqësinë që nga afër ka mundësi të njihet me Universitetin e Tetovës, sikundër theksoi angazhimin për mbështetjen edhe të iniciativave të tjera që janë në funksion të komunitetit më të gjerë në RMV.

 Ai i përcolli qëndrimet pozitive të institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Turqisë për bashkëpunimet e deritashme me Universitetin e Tetovës, duke theksuar se ato mbesin të hapura që të njëjtat të thellohen në fusha të ndryshme.

Në përfundim të takimit, Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për bashkëpunimin e frytshëm, koordinatorit  Halim Ömer Söğüt, i ndau portretin e Rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, që simbolizon historinë e lavdishme të institucionit tonë, që nga ditët e para të themelimit si dhe rrugëtimin e suksesshëm deri në etablimin si universitet i respektuar ndërkombëtarisht që është pjesë e shumë iniciativave rajonale dhe evropiane.

 


Publikimi i mëparshëm

Promovohen librat “Misioni” dhe “Çështja Çame gjatë Luftës së Dytë Botërore”

Publikimi i radhës

Dilemat e gjeneratës që studion në kohë pandemie

Publikimi i radhës

Dilemat e gjeneratës që studion në kohë pandemie

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!