• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 12 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Rikthehet çmimi “Kadare”, fituesi shpallet më 28 shkurt

I zhvendosur për shkak të pandemisë Covid - 19, rikthehet Çmimi letrar “Kadare” në edicionin e tij të gjashtë, për të shpallur në 28 shkurt 2021 autorin shqiptar fitues në gjininë e prozës.

14/12/2020
| Kulturë, Shqipëri
?????????????????????????????????????????????????????????

?????????????????????????????????????????????????????????


Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Rikthehet çmimi letrar “Kadare” dhe “Leteratura” i ka kushtuar sot kopertinën e saj këtij çmimi ndërsa bën me dije se fituesi do të shpallet më 28 shkurt 2021.

“I zhvendosur për shkak të pandemisë Covid 19, rikthehet Çmimi letrar “Kadare” në edicionin e tij të gjashtë, për të shpallur në 28 shkurt 2021 autorin shqiptar fitues në gjininë e prozës.

Me një traditë të konsoliduar tashmë me 5 autorë fitues që prej vitit 2015 kur nisi, Çmimi “Kadare” është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe dhe nxitjen e mbështetjen e autorëve shqiptarë.

I mbështetur nga Fonadacioni “Pashko”, projekti i Çmimit “Kadare” do të kurorëzohet me shpalljen e fituesit më 28 shkurt 2021, në ditën e fundit të Shkollës Dimërore të Humaniteteve e cila do të mbahet në Llogara.”

Më pas do të gjeni një shkrim me titull: ““Anjeza…” e Preç Zogajt, zgjoi letërsinë e mirë”, nga Agron Gjekmarkaj. 

“Anjeza nuk u zgjua, por romani i mirë po! Koha historike shndërrohet në kohë kulture të shkrimit pas rezistencës së kujtesës..

Zogaj kërkon të shohë thellë në brendësinë e personazheve si dy qenie thellësisht të dashuruara, që nën dashuri japin ndjesitë që shpesh lexuesi ndjen se i mungojnë…”, shkruan Gjekmarkaj përveç së tjerash.

Dhe për ta mbyllur me një recensë me titull: ““FËMIJË TË DRITËS”, libri në katër kohë i Enton Bidos”, nga Teuta Dhima.

““Fëmijë të dritës dhe Zhak Prever”, një libër ku rrinë bukur proza poetike, poezia dhe përkthimi. Libri përmban tetë proza poetike, dhjetë poezi, një poemth në katër kohë dhe shqipërimin e “Edhe një herë për lumin” të Jacques Prevert-it.

Përzgjedhja e titullit, është një portë hyrëse nga ku lexuesi do të depërtojë në kopshtin magjik të autorit. Çdo autor na ofron një të tillë, ndërsa Enton Bido, falë aftësisë në shqipërim, bashkë me krijimet e tij, na ofron edhe një poemë të shqipëruar. Ka ndarë hapësirën e tij, në një formë bashkautorësie, pasi çdo shqipërues jep nga vetja e tij në atë që i sjell lexuesit. Ky lloj ndërtimi i titullit dhe më pas i librit, përbën një risi interesante.”, shkruan ajo.

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale.


Publikimi i mëparshëm

100 vjet nga lindja e Arshi Pipës / Universiteti i Minnesotas organizon simpozium

Publikimi i radhës

Pse u asgjësua vepra e Ali Hadrit nga komunistët maqedonas?

Publikimi i radhës

Pse u asgjësua vepra e Ali Hadrit nga komunistët maqedonas?

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.