• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe / Prezantoj apo prezentoj?

Folja “paraqit -a,-ur ( paraqes -ita, -itur) dihet se është fjalë e shqipes. Por krahas kësaj, jo vetëm në gjuhën e folur, por edhe në atë të shkruarën ( e veçanërisht në media), është në përdorim mjaft të gjerë edhe fjala (folja) PREZENTOJ, (që gabimisht po del si PREZANTOJ).

07/12/2020
| Arsim

 Sami Islami, Londër – Kjo fjalë, që vjen nga latinishtja, ashtu sikur që mund ta hasim në shumë gjuhë evropiane, ndeshet edhe në gjuhën shqipe. “Fjalori i Fjalëve të Huaja”, i Institutit Albanologjik të Prishtinës, botuar nga Rilindja, Prishtine, 1988, e shpjegon kështu: prezént, i m. (lat. praesens, ~entis) gram. e tashme, koha e tashme. Prezént, e mb. (lat. praesens, ~entis) i pranishëm, që është në një vend në një çast të caktuar, kur ndodh diçka, kur zhvillohet një ngjarje etj.; që gjendet diku, që është (për diçka) p.sh. ata që marrin pjesë në një mbledhje, në një takim etj., pjesëmarrësit. Prezentój (prezentohem) kal. (lat. praesentare) paraqit (paraqitem) ; jap; tregoj; dukem; më del përpara.

Me gjithë shtrirjen e kësaj fjale (pothuaj në tërë gjeografinë shqiptare), për çudi këtë fjalë nuk e kam hasur në fjalorët normativë që i kemi në duar. Për shembull nuk e kam hasur në FGJSSH, Prishtinë, 1981, as në FGJSSH, Tiranë, 2002, e as në FGJSH, Tiranë 2006!

Kjo ka ndodhë, kujtoj, nga se kjo fjalë nga hartuesit e fjalorëve është “trajtuar” si fjalë e huaj! Mirë! Sa kohë na duhet neve shqiptarëve ta përdorim një fjalë, të hyrë nga ndonjë gjuhë e huaj, për t’u konsideruar fjalë shqipe? A e dinë hartuesit e fjalorëve, në radhë të parë, se kjo fjalë, dhe jo vetëm, është në përdorim me dekada? Si mund të konsiderohet fjalë e “huaj”, fjala e cila ka përdorim kaq të gjerë në gjuhë? Nëse kjo fjalë (pra fjala “prezentoj”), nuk paska hyrë në fjalor sepse paska qenë fjalë e huaj, po fjalët, që rastësisht i gjeta në fjalor, si impresion, influencë, okulist, menazhim (shqiptim frëng për “menaxhim”), hezitojetj., a janë edhe këto fjalë “të huaja”? Pse këto fjalë janë në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, e fjala “prezentim” (qoftë edhe“prezantim”) nuk është?

Megjithatë, nëse kjo dukuri është për fjalorët e gjuhës shqipe, kjo nuk mund të thuhet, edhe aq, për disa fjalorë dy gjuhësh! Në Fjalorin Anglisht- shqip, botuar nga “Rilindja”, Prishtinë, 1988, për shembull, kjo fjalë ndeshet, por jo në trajtën e drejtë “prezentoj” por në trajtën e gabuar “prezantoj” .

Të shkruar gabim e gjejmë edhe tek Leonard Newmark në Fjalorin Shqip -Anglisht, botuar nga, Oksford, 1998, si dhe tek Fjalori Shqip-Anglisht hartuar nga Ilo Duro e Ramazan Hysa, botuar në Tiranë 1995.

Kur jemi tek kjo fjalë, ajo që të bie në sy vetë vetiu është fakti se fjala lat. praesentare është e pranishme në shumë gjuhë evropiane (ndoshta edhe më gjerë) në formën “PREZENTOJ” PREZENTIM, si u bë që vetëm në gjuhën shqipe të del krejtësisht në trajtë tjetër si PREZANTOJ (PREZANTIM)?

Nga na piku ky “zbulim”?

Kjo, mendoj, se erdhi nga njerëz tanë të letrave, të cilët pa asnjë arsye u hapin rrugë fjalëve të ndryshme, duke i “trajtuar” si diçka më bashkëkohore apo më “moderne”, siç është edhe problemi me fjalën që e kemi në shqyrtim! Është interesante të theksohet , se fjala “prezantim”me gjithë keqshkrimin që e ka është edhe në standard, kurse fjala “prezentim”, me gjithë korrektësinë që ka, nuk është.

Pasi që kjo fjalë, si shumë të tjera, tash për tash, për arsye të përdorimit të gjatë, nuk mund të “përjashtohet” nga gjuha shqipe! Ajo çfarë duhet të bëhet është të “lejohet” të qëndrojë, për sa kohë përdoret nga shqipfolësit. Ç ‘është e vërteta, në kohë të fundit, vërehet se është futur (në formë të gabuar) në Fjalorin Elektronik Shqip. Kjo fjalë duhet të futet, po ashtu, edhe në fjalor normativë, me rastin e ribotimit eventual të Fjalorit të Gjuhës Shqipe, por jo me trajtën “prezantoj (prezantim)”, por “prezentoj (prezentim)”! ©prointegra.ch

Sami Islami

 


Publikimi i mëparshëm

Artistet shqiptare Ava Max dhe Dua Lipa “rrëmbejnë” çmimet e rëndësishme në “LOS40 Music Awards 2020”

Publikimi i radhës

Një sprovë për një skicë migjeniane

Publikimi i radhës

Një sprovë për një skicë migjeniane

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!