• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 3 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Festa kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare / Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme

Mehmet pashë Dërralla ka hyrë në histori si ministri i parë i Luftës së Shtetit Shqiptar.

04/12/2020
| Kulturë

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota.

Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemalin krijoi lidhje të ngushta me patriotët e shquar si Barjam Curri, Idriz Seferi dhe Haxhi Zeka, duke e organizuar ushtrinë kombëtare shqiptare.

Ndonëse ishte në moshën 69-vjeçare, Mehmet pashë Dërralla nisi detyrën e vështirë të organizimit të ushtrisë shqiptare. Me përvojën 40-vjeçare në drejtimin dhe komandimin e ushtrisë, ai organizoi Komandën e Përgjithshme dhe Shtabin Madhor me strukturat përkatëse. Në sajë të aftësive të tij akademike kontribuoi në hartimin e “Rregullores për organizimin e përkohshëm të Ministrisë së Luftës”, në hartimin e “Rregullores së përkohshme mbi formimin e strukturës së Milicisë Shqiptare” dhe mori masat e duhura për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Pothuajse të gjithë ushtarakët e asaj kohe vinin nga shkolla ushtarake dhe nga radhët e ushtrisë turke. Mehmet pashë Dërralla ka hyrë në histori si ministri i parë i Luftës së Shtetit Shqiptar. Për nder të tij, 4 dhjetori është caktuar si Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Mehmet pashë Dërralla

Publikimi i mëparshëm

QBD sjell në një botim shqip dhe anglisht “Ushtari prej Plumbi” dhe “Borëbardha”

Publikimi i radhës

Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela zhvilloi një takim pune me ministren e Kulturës, Irena Stefoska

Publikimi i radhës

Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela zhvilloi një takim pune me ministren e Kulturës, Irena Stefoska









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!