• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E martë, 13 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Mësimdhënia është shumë herë më tepër se sa t’u tregosh studentëve rreth kërkimit dhe dijes

Institucionet kanë nevojë të investojnë në rolet dijetare atraktive dhe në rrugët e karrierës për zhvilluesit edukativë me ekspertizën dhe vullnetin për të mbajtur mbi supe një rol të tillë.

03/12/2020
| Arsim, Bota

Shembuj të paevitueshëm të zhargonit ose të kërkimit të dobët nuk janë arsye për të refuzuar një disiplinë të tërë, shprehen Debby Cotton, Elizabeth Cleaver dhe Dilly Fung.

Ka shumë njerëz që besojnë se përpjekja për të drejtuar akademikët është po aq e vështirë sa gjetja e gjilpërës në kashtë. Si njerëz që e kemi provuar një gjë të tillë në pika të ndryshme të jetës sonë, e dimë se disa prej tyre mund të bëjnë rezistencë ndaj ndryshimit të mënyrës së mësimdhënies. Por ideja që rezultatet e punëve kërkimore të një disipline të tërë mund të injorohen vetëm si pasojë e një ose dy eksperiencave të mangëta me specialistë të caktuar edukimi, është e pajustifikueshme.

Do të ishte më se e lehtë të kritikohet autori i kësaj copëze anonime, siç disa kanë bërë, mbi bazat se ata pohojnë të mos jenë të dhënë ndaj mësimdhënies. Është e qartë se për disa në edukimin e lartë, puna kërkimore është dashuria e tyre, ndërsa mësimdhënia puna ( mendo mbi termologjinë – “kohë kërkimore”, “ngarkesa e mësimdhënies”). Por, me kalimin e viteve, janë shfaqur disa artikuj me konotacione goxha negative rreth zhvillimeve të mësimdhënies; me të vërtetë, argumentet janë ato që kemi dëgjuar të gjithë nga të tjerët, dhe meritojnë konsiderim. Kështu që ne kemi për qëllim të ofrojmë këtu një qasje më pozitive ndaj mënyrës se si zhvillimi edukativ mund të ndihmojë akademikët të zhvillohen si studiues.

Problematika e parë e ngritur nga THE është terminologjia. Fjala pedagogji të cilës shkrimtarët i referohen kaq dhunshëm nuk është në të vërtetë ndihmuese, edhe kundrejt atyre që janë pjesë e disiplinës, teksa përmbledh imazhe të mësuesve strikt ose pedant teksa mësojnë fëmijë të vegjël! Por çdo disiplinë ka gjuhën e vet dhe edukimi, në shumicën e rasteve, nuk është më kompleks apo konkurrues se sa fushat e tjera. Është një nga punët e një zhvilluesi edukativ të përkthejë terminologjinë për ata që s’janë familjarë me disiplinën.

Problematika e dytë është përdorimi i kërkimeve për të informuar politika, praktika dhe vendimmarrjen. Kjo gjë është rrallëherë e mirëpritur në universitete, por përdorimi i provave për të përmirësuar mësimdhënien duket se tërheq një zemërim të veçantë, duke ngritur shpesh pikëpyetje mbi kualitetin e kërkimeve pedagogjike. Padyshim ka një farë mospërputhjeje dhe mangësi të kërkimit në literaturë, siç ka në çdo fushë. Por këtu futen në lojë udhëzimet e një eksperti të cilat mund të ndihmojnë në analizimin e dokumenteve, në dhënien e rëndësisë ndaj teorive kyç, argëtimin e kritikës dhe sfidimin kur këto të fundit vijnë nga një post prestigjioz.

Institucionet kanë nevojë të investojnë në rolet dijetare atraktive dhe në rrugët e karrierës për zhvilluesit edukativë me ekspertizën dhe vullnetin e nevojitur për të mbajtur mbi supe një rol të tillë. Kjo është jetësore nëse akademikët duhet të ndihmohen në kuptimin se ndërsa teoritë edukative janë shpesh të varura nga konteksti, ato ofrojnë një trampolinë për përmirësimin e mësimdhënies që shkon përtej gjykimit dhe gabimit jo-shkollar.

Këta zhvillues duhet të kuptojnë disiplinat specifike si dhe praktikat dhe kulturat edukative të përgjithshme. Ka një literaturë në rritje mbi qasjen ndaj edukimit të disiplinave specifike dhe pedagogjitë tona disiplinore munden dhe duhen të formojnë pjesë të kutisë sonë të mësimdhënies, duke mbështetur studentët tanë të angazhohen në mënyra të rëndësishme disiplinore të mendimit dhe veprimit.

Gjithsesi, ne duhet po ashtu të çajmë përtej besimit të qëndrueshëm – të shprehur në artikullin e THE –  sepse disa kërkime edukimi janë të parëndësishme përtej disiplinave, çdo kurs mësimor që mbulon një rang subjektesh është i padobishëm. Sigurisht që akademikët janë në gjendje të arsyetojnë se disa principe luajnë role të ngjashme përtej disiplinave. Mësimdhënia është shumë herë më tepër se sa thjesht t’i tregosh studentëve rreth kërkimit dhe dijes, mbi të gjitha. Dhe s’ka dyshim se mësimdhënia, brenda dhe jashtë vetes së saj, mund të gjenerojë dhe të zgjerojë kuptimet disiplinore.

Kujtojmë se disiplinat nuk janë as ekskluzive as statike. Natyra e tyre infinite ( duke zgjeruar përgjithmonë dijet dhe perceptimet tona) dhe kufijtë e saj të hapur mundësojnë vend për mënyra të reja të mendimit dhe veprimit për t’u shfaqur nga një rang drejtimesh. Kemi dëshmuar vetë se sa dritë mund të hedhin mbi praktikat disiplinore qasjet e reja integruese ndaj mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke bërë familjaren të çuditshme dhe drejtuese ndaj perceptimeve të ndryshuara.

Ky është një debat në polarizim në rritje, duke u kapur në binarë që janë tërhequr në tension të mëtejshëm nga presionet e jashtme, si rasti i kornizave ekselente të ndara të mësimdhënies dhe kërkimit në Britaninë e Madhe. Kështu që ne do të preferonim të përmbyllnim me një kërkesë për të afruar së bashku mësimdhënien dhe punën kërkimore. Si akademikë me role si të mësimdhënies ashtu dhe të kërkimit, ne njohim rëndësinë e përdorimit të provave për të përforcuar çfarë bëjmë në edukimin e lartë – përfshirë kërkime pedagogjike dhe angazhimin e studentëve në proceset kërkimore. Ne gjithashtu njohim rëndësinë e qasjes ndër -disiplinare drejt zgjidhjes së problemeve të shekullit XXI.

Edukimi i shkëlqyer, brenda dhe përtej disiplinave, angazhon studentët në investigime aktive dhe i lidh ata me kërkimet dhe praktikat më të fundit në fushën e tyre dhe përtej saj –  duke përdorur modele si Connected Curriculum. Si edukues, ne mund ta modelojmë arritjen akademike, jo vetëm brenda specifikave tona por gjithashtu duke kontribuar në kërkimin pedagogjik që hedh një dritë mbi dizajnin e kurrikulës, mësimdhënien dhe mësimnxënien, dhe vlerësimin e studentëve.

Ata akademikë që janë të gatshëm të dyshojnë atë çfarë mendojnë se dinë dhe vendosin në pikëpyetje supozimet kritike të nënkuptuara, diturinë e marrë dhe “mendjen e shëndoshë” janë duke demonstruar një qasje me të vërtetë shkollare ndaj të qenurit një edukues. Le të mbajmë diskutimin tonë civil dhe mendjet tona të hapura – siç kërkojmë dhe nga studentët tanë. Gazeta Liberale


Publikimi i mëparshëm

Libër për Arbnin politik e kishtar, Plasari: Shtatorja e Skënderbeut e diskutueshme. Camaj e Koliqi? Dosjet e shkrimtarëve mund të hapen sa për të njohur veprën

Publikimi i radhës

Libri “Vargmale nën dhé”, ka përmasat dhe rëndësinë e një antologjie

Publikimi i radhës

Libri “Vargmale nën dhé”, ka përmasat dhe rëndësinë e një antologjie

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.